Magazine

Melania dekoron Shtëpinë e Bardhë

Pas mbarimit te ditës së falenderimeve miliona amerikanë presin me padurim pemën e Krishtlindjeve. Ashtu sikundër bashkëkombasit e saj edhe dama e parë amerikane ka ndarë në rrjetet sociale entuziazmin për të dekoruar për herë të parë Shtëpinë e Bardhë, para fillimit të periudhës festive. “Përgatitjet kanë filluar në Shtëpinë e Bardhë” – u shpreh Melania në Twitter. Zonja e Parë ndau me publikun një video ku shihet se ç’pamje ka marrë Shtëpia e Bardhë me këtë rast. Dhjetra pemë të dekoruara me tonalitete të së bardhës të japin përshtypjen e një vendi dëbore dhe shkrihen plotësisht me llambadarët e kristaltë të Shtëpisë. Mund të shihni se si përgatiten biskotat që do të serviren më pas në takime zyrtare, ato që do të mbahen gjatë Krishtlindjeve.

Besnikë ndaj traditës, një pemë është zgjedhur me kujdes për të dekoruar shtëpinë presidenciale dhe vjen nga Silent Night Evergreens, në shtetin e Wisconsin. “Barron dhe unë jemi shumë të entuziazmuar që do ta kalojmë Krishtlindjen në shtëpinë tonë të re!” – shkroi në Twitter Melania. Që në krye të herës romake njerëzit prisnin mesditën e Krishtlindjeve për të dekoruar pemën, por sot është bërë zakon menjëherë pas ditës së falenderimeve në Amerikë. / Latercera.com / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button