Bota

Melania Trump dhuroi libra për një bibliotekë publike. Bibliotekarja i refuzoi për një arsye të rëndësishme

Në Massachusetts, një bibliotekare e shkollës fillore refuzoi një koleksion librash nga Melania Trump. Gruaja e presidentit amerikan, siç raporton “The Independent” kishte menduar të festonte “Ditën Kombëtare Lexo një Libër”, një ditë kombëtare dedikuar leximit, duke dërguar dhjetë libra të shkruar nga Dr. Seuss për shkollën. Por me sa duket, dhurata nuk u vlerësua.

Menjëherë Shtëpia e Bardhë sqaroi se kish punuar “në bashkëpunim me Departamentin e Arsimit për të identifikuar shkollat ​​me programet që kanë arritur nivele të larta të përsosmërisë”.

Bibliotekarja shkollës fillore në Cambridgeport, Liz Phipps Soeiro, me një postim në një blog kushtuar botimeve për të rriturit dhe fëmijët, tha se nuk ka nevojë për ata libra, madje edhe për ata më të njohurit. Arsyeja? “Unë punoj në një lagje që ka shumë burime – shpjegon – dhe që kontribuon direkt për “ekselencën”. Nxënësit e mi kanë qasje në një bibliotekë shkolle me më shumë se nëntë mijë vëllime dhe kanë në dispozicion ndihmën dhe mbështetjen e një bibliotekareje, e diplomuar në shkencën e bibliotekës”.

“Pse të mos ndryshohen rregullat e t’u dhurohen libra komuniteteve që kanë financim të pamjaftueshëm e që janë të disavantazhuara, dhe të cilat vazhdojnë të jenë të margjinalizuara prej politikave të vëna në zbatim nga Sekretarja e Arsimit, Betsy DeVos?” Kështu, bibliotekarja e Massachussetts e ka këshilluar Shtëpinë e Bardhë që t’u dërgojë libra atyre që nuk kanë para. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button