Thenie

Mendoni që “jeta ta shpif!”? Lexoni më mirë këto shprehje, para se të zhyteni në fatalizëm

“Gjërat e mëdha nuk kanë ardhur kurrë prej zonës së rehatisë”

I panjohur

“Nuk ka rëndësi dëshira për të fituar – të gjithë e kanë këtë. Rëndësi ka dëshira dhe vullneti për t’u përgatitur për të fituar”.

Paul Bryant

“Nëse në fillim nuk ia dilni, po vraponi mbi mesataren”.

M. H. Alderson

“Ndonjëherë janë njerëzit të cilët askush nuk e imagjinon që munden, ata që bëjnë gjëra që askush nuk mundet t’i imagjinojë”.

The Imitation Game

“Do të bëj atë që bëjnë mbretëreshat. Do të sundoj”.

Daenerys Targaryen (Game of thrones)

“Kurrë mos harro se çfarë je, pjesa tjetër e botës nuk do të harrojë. Mbaje si armaturë, dhe nuk do të mund të përdoret kurrë për të të lënduar”.

Tyrion Lannister (Game of thrones)

“Nuk është çështja nëse bie knock doën. Çështja është nëse ringrihesh në këmbë”.

Vincent Lombardi

“Ndonjëherë mund të kesh rolin më të vogël në produksionin më të vogël, e sërish të kesh impakt shumë të madh”.

Neil Patrick Harris

“Kur nis të zhvillosh fuqitë e tua të dhembshurisë dhe imagjinatës, e gjithë bota hapet para teje”.

Susan Sarandon

“Këmbëngulja mund ta transformojë dështimin në arritje të jashtëzakonshme”.

Mark Levy

“Pavarësisht gjithçkaje, askush nuk mund t’u diktojë atë që ti je, njerëzve të tjerë”.

Prince

“Tragjedia në jetë nuk qëndron në mos arritjen e objektivit tënd. Tragjedia qëndron në të mos patur një objektiv për të arritur”.

Benjamin Mays

“Kurajo është mirësia e gjendur nën trysni”.

Ernest Hemingway

“Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh”.

Konfuci

“Suksesi është shkuarja nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziasmin”.

Winston Churchill

“Mbylli disa dyer. Jo prej krenarisë, paaftësisë apo arrogancës, por thjesht sepse nuk të shpien më askund”.

I panjohur

“Vetëm në errësirë mund të shohësh yjet”.

Martin Luther King Jr

“Fakti që nuk je aty ku dëshiron të jesh, mjafton si motivim”.

I panjohur / Përzgjodhi dhe përktheu: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button