Cili është përbërësi më i rëndësishëm i suksesit? Ndërkohë që lidhjet e duhura dhe zhvillimi personal janë të rëndësishme, gjëja që mungon më shpesh është mendësia. Ndoshta keni dëgjuar shumë herë që njerëzit e suksesshëm mendojnë ndryshe. Megjithatë, pyetja e madhe është: si mund të zhvillosh një mentalitet suksesi?
Cilat janë sfidat që duhet të kapërceni? Ju mund të arrini sukses në cilëndo fushë, nëse mendoni si fitues.
Ja 4 mënyra se si mund të zhvilloni një mentalitet fituesi:
1. Merrni një vendim.
Nëse ju doni të jetoni jetën e ëndrrave tuaja, kjo fillon me një vendim. Ju duhet të vendosni se ajo gjë që dëshironi të arrini, është më e madhe se dëshira juaj për të qëndruar aty ku jeni.
Kur ju merrni një vendim, kjo gjë do të krijojë parehati. Sado jo e rehatshme që mund të duket, ju duhet të mbeteni të përkushtuar në zgjedhjen tuaj. Në fund të fundit, në qoftë se ju nuk jeni të paktën pakëz të frikësuar prej ëndrrave tuaja, atëherë nuk jeni duke ëndërruar gjëra dhe aq të mëdha.
2. Pranoni se është e domosdoshme të hiqni dorë nga zakonet e vjetër
Momentin që merrni një vendim për të bërë një jetë më të mirë, menjëherë do të ndeshni në sfida psikologjike. Eshtë e vështirë të shkëputesh nga gjërat e njohura për te ecur drejt të ardhmes. Konformizmi është rreziku më i madh ndaj ndryshimit në jetë. Qeniet njerëzore janë krijesa të zakonit. Shumëkush i ka bërë gjithmonë gjërat në një mënyrë të caktuar dhe nuk vë asnjëherë në dyshim zakonet e veta. Kur i vë në dyshim, atëherë fuqizohesh për të krijuar zakone të reja dhe të nxisësh ndryshimin në të gjithë fushat e jetës. Që të mendoni si fitimtarë, ju duhet të shkëputeni nga mënyra e vjetër e të bërit të gjërave, për të zbuluar shanse të reja.
3. Zhvilloni një mënyrë të re të të menduarit
Sistemi juaj i besimeve është themeli i suksesit apo dështimit tuaj në jetë. Për cilindo mendim negativ, do të duhet që të mbillni mendime të reja pozitive brenda mendjes tuaj. Ndërkohë që kjo do të jetë një sfidë e madhe, nga ana tjetër është edhe sekreti i krijimit të modeleve të reja në jetën tuaj. Shpesh herë, pengesa më e madhe për të zhvilluar një mënyrë të re të menduari është frika. Frika nga e panjohura është ajo që lufton ndryshimin në jetën tonë. Detyrojeni veten të mendoni pozitivisht. Idetë e reja nuk mund të mbillen në një tokë të helmuar.
4. Ruaj mentalitetin
Kur mendojmë për mirëmbajtjen, ne gjithmonë mendojmë për shtëpinë apo makinën. Megjithatë, një gjë që harrojmë të mirëmbajmë është mendja. Një mendje që neglizhohet është një mendje që do të mbetet negative. Nuk mjafton t’i përfundoni hapat e mësipërm brenda një jave – duhet të keni qëndrueshmëri. Dhe për ta bërë këtë, duhet që vazhdimisht të analizoni mendimet tuaja, me qëllim që të mos bini prapë në zakonet e vjetra.
Vlerësoni procesin tuaj të mendimit dhe modelin tuaj të të menduarit. Procesi juaj i mendimit është se si mendoni, ndërkohë që modeli është se çfarë mendoni. Të dy bashkë krijojnë paradigmën tuaj të mendimit. Dhe paradigma krijon pikëpamjen që ju keni mbi botën. Mos fusni asgjë në mendje, pa e vlerësuar më parë.
Vendosni kërkesa për gjithçka që lejoni të zërë vend në mendjen tuaj. Kur bëheni më të kujdesshëm për gjithçka që mbillni në mendjen tuaj, atëherë do të jeni edhe më të vetëdijshëm për atë që prodhoni.
…
Mendja juaj mund të jetë arma më e madhe që keni, apo lufta juaj më e madhe. Koha që i kushtoni zhvillimit të mendjes do të përcaktojë edhe madhësinë e fitores në jetën tuaj. Mendoni si fitimtarë, dhe do të bëni një jetë fitimtarësh. / www.bota.al