Rritet tensioni. Merkeli dhe Hollande fluturojnë në Moskë në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike për të zgjidhur konfliktin. Por NATO është tashmë e ndarë. E munguara e madhe, Mogherini
Angela Merkel dhe Francois Hollande kanë shkuar në Moskë për të kërkuar një zgjidhje diplomatike në gjendje të zgjidhë konfliktin ukrainas. Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë luajnë në mbrojtje, ndërkohë që Putini e ka gati një propozim për Ukrainën. Si shkruan e përditshmja italiane La Stampa, presidenti rus “dëshiron të shtyjë në kohë termat e marrëveshjes së Minskut dhe të krijojë një kufi të ri të brendshëm në Ukrainë, që reflekton situatën aktuale në terren”. Praktikisht, Putini do të donte një njohje të rajonit autonom përreth Donetskut.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit John Kerry ka pranuar se “Obama po studion zgjidhje të ndryshme, mes tyre mundësinë e furnizimit me armatime mbrojtëse të Ukrainës”. Por ndërsa Amerika shtyn për të armatosur ukrainasit, Gjermania frenon. Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë Ursula von der Leyen ka pohuar se furnizimi me armë i ukrainasve “do të ishte njësoj si t’i hedhësh benzinë zjarrit”. Senatoroi amerikan, John McCain ka komentuar në mënyrë shumë të ashpër fjalët e ministrit gjerman: “Mund të mendohet se Merkeli nuk është vetëdijësuar, apo që ajo është indiferente ndaj faktit që në Ukrainë masakrohen njerëz”.
Bota.al