Bota

Merkel e zhgënjyer nga grekët

Screen Shot 2015-06-30 at 10.43.44

Kriza u ashpërsua me tërheqjen e papritur të negociatorëve grekë nga tryeza e bisedimeve në Bruksel në mesnatën e së shtunës dhe paralelisht me këtë erdhi edhe shpallja e referendumit nga kryeministri grek Aleksis Tsipras. Berlini duket i zhgënjyer thellë nga gjendja e krijuar pas dështimit të bisedimeve me palën greke. Në një takim urgjent (29.06) në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel me krerët e partive të përqafësuara në Bundestag, Merkel i informoi ata për gjendjen aktuale dhe tha se pas skadimit të programit të dytë të ndihmës nuk ka më bazë për ndihma. Takime të tilla zhvillohen shumë rrallë, prandaj takimi i djeshëm shihet si një sinjal për seriozitetin e situatës.

Kancelarja gjermane Merkel e ka akuzuar qeverinë greke se e ka ndërprerë njëanshëm rrugën e bisedimeve me partnerët për zgjidhjen e krizës së borxheve me shpalljen e referendumit më 5 korrik – Pala greke nuk ka pasur vullnetin për kompromis, akuzon Merkel duke theksuar se përpjekjet  e grekëve dhe solidariteti i partnerëve në eurozonë nuk janë të shkëputura nga njëra-tjetra. “Por Europa jeton nga gjetja e kompromisit”.

Kryetari i fraksionit të Të Gjelbërve Anton Hofreiter kërkoi dje pas takimit me Merkel zhvillimin e një samiti të jashtëzakonshëm, sepse rreziqet për euron dhe Europën janë më të mëdha se sa paraqiten, u shpreh ai. Kancelarja Merkel është shprehur se pas referendumit grek sigurisht do të ketë sigurisht një takim të tillë. Merkel theksoi në konferencën për shtyp se nuk do që të ndikojë aspak tek grekët, ndryshe nga Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz që e ka pohuar se do të mbrojë reformat.

Respektohet vullneti i grekëve

Por megjithë mosmarrëveshjet kancelarja Merkel e ka lënë sërish dje derën hapur për grekët. Nëse qeveria greke do të kërkojë bisedime pas referendumit “sigurisht ne nuk do ta mbyllim derën për bisedime”, tha Merkel. Nga ana tjetër ajo u shpreh se është e drejta legjitime e grekëve të bëjnë referendum, madje kancelarja gjermane u shpreh se do të pranojë rezultatin e votimit.

Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren Merkel tha qartë se euro nuk dështon nga vota greke, në fund të fundit – referendumi grek është një Po ose Jo për qëndrimin e tyre në eurozonë – e prandaj grekët duhet ta dinë përse bëhet fjalë, tha ai.

Leave a Reply

Back to top button