Bota

Merkel: Greqisë po i mbaron koha

Screen Shot 2015-06-08 at 19.49.22

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar se koha po mbaron, sa i përket arritjes së një marrëveshje që do të mbante Greqinë në Eurozonë. Duke folur pas samitit të G7 në Gjermani, ajo tha se Europa do të tregonte solidaritet, por vetëm nëse “Greqia bën propozime dhe implementon reforma”.

Më herët, ministri i Financave i greqisë, Varoufakis kish deklaruar se është koha që të pushohet së gjeturi fajtorët dhe të arrihet një marrëveshje. Merkel tha se në samit, tema e Greqisë kish qenë kryesore për diskutimet. Ajo përsëriti dëshirën e saj që Greqia të mbetet pjesë e Eurozonës, por shtoi: “Nuk ka mbetur shumë kohë. Të gjithë po punojnë intensivisht. Tani cdo ditë ka rëndësi”.

Komisioni Europian po kërkon rforma të mëtejshme të ekonomisë së Greqisë, duke përfshirë rritje të taksave dhe shkurtime në pagat e nëpunësve civilë dhe pensionet. Por Greqia i ka hedhur poshtë propozimet, ndërkohë që ka ofruar si këmbim një lloj ristrukturimi të borxhit. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button