Shkence

Mërkuri thjesht nuk ka kuptim

Seria: Misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve më të mirë

Screen Shot 2015-07-02 at 10.11.32

Për katër vjet, anija “Messenger” e NASA-s udhëtoi rreth orbirtës së Mërkurit, na dërgoi fotot e shkëmbinjve që dukeshin si shkallë gjigande. Më të mëdhatë ishin mbi 1000 kilometra të gjata dhe më shumë se 3 mijë metër të lartë.

Këto rrëpira, u krijuan kur shkëmbinjtë u shtynë tek këto struktura përgjatë thyerjes në koren e planetit. Për Mërkurin, shumë shkencëtarë besojnë se këto skarptate janë sipërfaqe “rrudha”, të krijuara kur planeti u tkurr me deri në 14 kilometra në diametër, teksa korja e tij u shndërrua nga e lëngët në të ngurtë.

Megjithatë, këta shkëmbinj nuk duken në rregull. Nëse ata u formuan për shkak të tkurrjes, duhet të ishin uniformë në të gjithë sipërfaqen e Mërkurit. Përkundrazi, ne shohim që shumica e tyre janë të drejtuar përgjatë dy shiritave të gjerë nga veriu në jug, në të dyja anët e planetit. Gjithashtu, janë vetëm gjysma e tyre në hemisferën veriore, po aq në hemisferën jugore.

Por ky nuk është e vetmi aspekt i çuditshëm i Mërkurit. Ai është gjithashtu shumë larg nga Dielli. Ndërsa shkencëtarët kanë studiuar të dhënat e anijes “Kepler”, ata vunë re se vetëm një sistem tjetër diellor duket si i yni. Në fakt, shumë yje janë të rrethuar nga sistemet e mbushura së brendshmi me Planetë.

Me kalimin e kohës, goditjet midis këtyre planeteve të brendshëm, lënë vetëm pak të mbijetuar. Nëse shkencëtarët e kanë modeluar saktë, sistemi ynë diellor ka pasur deri në 4 planetë që rrotulloheshin brenda orbitës së Venusit në kohët më të hershme. Kur përfunduan të gjitha përplasjet, Mërkuri ishte i vetmi që mbijetoi.

Kjo mund të shpjegojë fakti,n pse Mërkuri përmban shumë elementë të rëndë dhe jo elementë mjaftueshëm të lehtë. Ndoshta goditjet me objekte të tjera të hapësirës, ia hoqën koren e lehtë planetit, duke ia ekspozuar një shtresë më të dendur.

Kjo mund të ketë rëndësi për shpjegimin, pse modelet e sistemit tonë diellor tregojnë se kemi pasur shumë material që rrotullohet rreth diellit, për të formuar vetëm një planet si ngushtë si Mërkuri. “Në qoftë se çdo yll dikur kishte një sistem të tillë, atëherë kjo do të thotë se modelet kanë munguar për një kohë të gjatë, tek procesi i formimit të planetit”- tha shkencëtari Kevin Uolsh. “Ne jemi përpjekur gjithmonë të ndërtojmë modele, vetëm për të marrë 4 planetet tona shkëmbore, ndërsa nëse kjo ide është e drejtë, atëherë ne kemi injoruar prej kohësh mundësinë edhe të formimit të 5 planetëve po aq të mëdhenj ose mbase më shumë, sesa Toka në brendësi të orbitës së Mërkurit. Kjo do të jetë jashtëzakonisht fantastike”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button