Magazine

Meryl Streep përgjigjet për pretendimet që Dustin Hoffman “i kish futur duart”

Në dritën e akuzave për sjellje të pahijshme seksuale kundër Dustin Hoffmanit, Meryl Streep ka folur në lidhje me një intervistë të saj të vjetër, ku ajo pretendonte se aktori i kish futur duart, kur e kish takuar për herë të parë.

Intervista, që u shfaq në një numër të revistës Time në vitin 1979, përmbante edhe rrëfimin e Streep për takimin e saj me aktorin.

“Ai erdhi drejt meje dhe tha ‘Unë jam Dustin – gromësiu – Hoffman’, dhe më vuri duart në gjoks”, thuhet në intervistë.

“Çfarë derri i ndyrë, mendova”.

Një përfaqësues i Streep tha për “E! News” se intervista “nuk ishte një pasqyrim i saktë i asaj që ndodhi”, duke shtuar: “Pati një fyerje dhe është një gjë për të cilën Dustin ka kërkuar falje tashmë. Dhe Meryl e ka pranuar”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button