Bota

Meryl Streep sulmon Donald Trump në ceremoninë e “Golden Globes”

Aktorja e njohur fituese e tre herë çmimeve Oskar ka sulmuar presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit në Golden Globe.

Edhe pse nuk i përmendi emrin pothuajse në të gjithë fjalën e saj  Meryl Streep sulmoi sjelljen dhe politikat e tij të cilat legalizojnë bulizmin.

“Instinkti i fyerjes kur nxitet nga një person i fuqishëm në një platformë publike, shkon tek jeta e çdo njeriu të thjeshtë. Mos respektimi sjell mos respekt. Dhuna  nxit dhunën”, tha aktorja e famshme.

Streep, 67-vjeçare tha se ishte habitur gjatë fushatës presidenciale kur kandidati republikan imitoi reporterin e New York Times, Serge Kovaleski.

Presidenti i zgjedhur i cili në më pak se dy javë do të bëjë dhe betimin e quajti aktoren një “të dashuruar pas Hillaryt” në një intervistë telefonike për New York Times

Leave a Reply

Back to top button