Bota

Mes Putinit dhe Erdoganit, tani është luftë për energjinë

Screen Shot 2015-12-01 at 22.11.05

Moska bllokon negociatat për gazjellësin Turkish Stream dhe i jep një goditje të fortë ekonomisë turke

Vazhdon lufta mes Moskës dhe Ankarasë. Sipas asaj që referon një burim në agjencinë Tass, negociatat për gazsjellësin Turkish Stream mund të pezullohen, pas dekretit të nxjerrë nga presidenti Putin,q ë pezullon të gjithë punimet e komisionit ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, në vijim të rrëzimit të avionit rus.

Nga 1 janari, Rusia do të bllokojë importin nga Turqia të frutave dhe perimeve, kripës, shpendëve dhe produkteve të tjerë. Ndërsa nga sot, do të ketë ndalim edhe të fluturimeve charter nga Rusia në Turqi.

Sanksionet ruse parashikojnë edhe ndalime dhe kufizime të veprimtarisë së organizatave turke në Rusi: lista e këtyre organizatave do të prezantohet nga ministria e zhvillimit ekonomik brenda 10 dhjetorit. Po kështu, nga 1 janari, punëdhënësit rusë nuk mund të marrin në punë punonjës turq, edhe pse ministria e punës dhe ajo e zhvillimit ekonomik do të propozojnë, gjithnjë brenda 10 dhjetorit, një listë të enteve ruse që do të përjashtohen nga kjo masë.

Sanksionet e Moskës kundër Ankarasë godasin edhe sektorin turistik turk (vitin e kaluar ka patur 3 milionë turistë rusë në Turqi): në dekret urdhërohen agjencitë turistike që të frenohen dhe të mos shesin paketa udhëtimesh që kanë si destinacion Turqinë.

Hidhet në kosh edhe regjimi i vizave mes Rusisë dhe Turqisë, nga një janari: një masë që është miratuar, pasi u është rekomanduar qytetarëve rusë që të mos vizitojnë Turqinë dhe atyre që ndodhen tashmë atje, të rikthehen në atdhe për shkak të “rrezikut të terrorizmit”. Sanksionet kanë një kohëzgjatje të papërcaktuar: hyjnë në fuqi me botimin e dekretit dhe mbeten të vlefshme deri sa të anulohen nga qeveria ruse.

Megjithatë, theksohet në dokument, “nëse është e nevojshme”, dhe “në bazë të veprimeve të Turqisë”, qeveria ruse mund të ndryshojë “periudhën e vlefshmërisë dhe natyrën e masave ekonomike speciale”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button