Shkence

Mes shkencës dhe psikikës (II)/Astronautë telepatikë

astronautPas eksperimenteve me majmunët telekinetike, një tjetër shpikje paranormale është shpallur nga vetë NASA. Studiuesit, ndërkohë që punonin me teknologjitë e njohjes së komunikimit mes astronautëve dhe kompjuterëve, prodhuan sensorë të vegjël elektromagnetikë të pajisur me valë rqadioje që vendoseshin mu poshtë mjekrës së përdoruesit si dhe në cdo anë të gushës. Këta sensorë ishin në gjendje të kapnin komandat e trurit drejtuar organeve të të folurit, duke mundësuar kështu kapjen përmes kompjuterit të “të folurës së heshtur”, apo të nënkuptuar.

Kur një person flet apo lexon me veten e tij, ai është në fakt duke folur kaq me zë të ulët dhe heshturaz, saqe nuk mund të dëgjohet. Megjithatë, gjuha dhe kordat vokale marrin sinjale të të folurit nga truri përpara se të lëvizë gjuha dhe buzët për të formuar fjalët e folura. Këta sinjale mund të klexohen dhe më pas të transmetohen në një kompjuter me një saktëqsi njohjeje 90 %.

Kjo teknologji e re e të ndjerit mundëson kështu një formë të leximit të trurit, madje edhe transferim të mendimit. Ndoshta brenda një dekade, kjo lloj teknologjie do të bashkpohet me pajisje që vendosen në vesh që mund të përfshijnë brenda tyre mikrocipe për përkthimin e gjuhëve të huaja. Imagjinoni pak dy njerëz, secili prej të cilëve i pajisur me një sensor të tillë si dhe një transmetues të vogël me radiovalë si dhe një pajisje marrëse/përkthyese në vesh, që janë në gjendje të komunikojnë heshturaz, e madjeedhe të lexojnë mendimet e njëri-tjetrit.

Këta dy zhvillime të spikatur janë rezultat i eksperimenteve më të hershëm me hartëzimin e trurit përmes teknbologjive MRI dhe atyre të sensorëve të trurit, si edhe zbulimeve në neuroshkencë që lidhen me rrjetet e neuroneve si dhe sinjalizimet përmes neuroneve. Shumë prej këtyre pajisjeve të brezit të parë ende punojnë më mnirë përmes kabllove, por shumë shpejt, përparimet në nanoteknologji, si dhe ato në industrinë e prodhimit të cipeve apo komunikimmit jokabllor mund ta eleminojnë këtë mungesë prakticiteti.

Leave a Reply

Back to top button