Shkence

MES SHKENCES DHE PSIKIKES / Projekti GOLEM

golemShumë futuristë parashikojnë se ne jemi shumë pranë një pike ku do të shohim një “teknologji arratie” të nxitur prej shpikjes së një makine ultrainteligjente që do të ketë aftësinë të krijojë makina të tjera edhe më ultrainteligjente. Kjo do të jetë shpikja e fundit që qeniet njerëzore do të kenë nevojë të bëjnë, pasi supozohet që të gjithë ato të mëpasshmet do të jenë të parashikuara tashmë, projektuara dhe ndërtuara përpara se ne, qeniet e thjeshta njerëzore, të lëvizim qoftë edhe neuronin më të vogël. Po sa gjasa ka që të ndodhë së afërmi?

Në vitin 2000, studiuesit e projektit GOLEM (Genetically Organized Life-like Electro Mechanics) në Universitetin e Brandeis kryen eksperimente të ndryshëm të jetës artificiale me sisteme elektromekanikë të ngjashëm me sistemet jetësorë. Sistemet e jetës artificiale u vetëzhvilluan duke prodhuar makina bartëse fizike, krijesa elektromekanike që u vetëprodhuan nga forma e tyre unike materiale e plastikës, motorëve dhe neuroneve artificialë, hera e parë kjo që robotët ishin dizenjuar dhe prodhuar po nga robotë. Dhe në vitin 2005, një robot tridimensional ndërtoi me sukses kopje të shumëfishta të vetvetes në Universitetin e Kornuellit.

Veç kësaj, robotëve u është mësuar nga studentë në Universitetin e Brukselit që të luajnë lojëra në të cilat ata duhet të krijojnë fjalë të reja për të përshkruar objektet që hasin në mjedisin e tyre, e që më pas mund të ndahen me robotë të tjerë. Pra, robotët jo vetëm që mund të riprodhojnë vetveten (duke patur akses në lëndë të para), por ata mund të krijojnë edhe kulturën e tyre si dhe mjetet simbolikë të komunikimit.

Mendojeni pak këtë skenar: ti ke në trup një bio-sensor që monitoron zemrën tënde dhe tensionin, apo ke në tru një mikroçip që monitoron modele të ndryshëm të valëve të trurit apo impulseve të nervave paralajmërues. Këto të dhëna i transmetohen një roboti me inteligjencë artificiale i cili reagon kundrejt teje (flet, lëviz, ndihmon) apo merr vendime për ty (i telefonon doktorit tënd, apo terapistit). Dhe veç kësaj, roboti është i programuar që të përmirësojë performancën e tij. Mund të shihet pra, që teksa veprimet e dikujt paramendohen, një robot i tillë mund të zhvillojë pothuajse një sens psikik të asaj se cili është një person, si dhe çfarë do, mendon apo ndien ai.

Serialet televizivë dhe revistat që merren me fenomene paranormalë e kanë ndezur këtë debat mes shkencës dhe psikizmit. Ironikisht, duke zbatuar teknologjinë dhe shpikjet e ndryshme për paralizën, komunikimin mes njeriut dhe robotëve si dhe monitorimin e sinjaleve të trurit, shkenca vetë ka vërtetuar pretendimet e psikikëve.

Leave a Reply

Back to top button