Shkence

Mes shkencës dhe psikikës(I)/ Majmunë telekinetikë

telekinesisNë kohët e lashta, shkenca dhe magjia ishin pothuajse të padallueshme nga njëra-tjetra. Astronomët ishin astrologë, kimistët ishin alkimistë dhe kështu mbetën deri në periudhën e Rilindjes, kur mendimtarë të tillë si Nikolla Koperniku, Kepleri dhe Galileo filluan të shtrojnë themelet e një mënyreë të re të dijes, që më vonë e pati kulmin e vet në një filozofi të re e cila gjeti mishërim tek arsyetimi matematik i Sër Isak Njutonit.

Më vonë, magjia nisi të lidhetr me supersticionin, magjinë e zezë, mprehtësinë e mendjes, parashikimin e të ardhmes, spiritualizmin dhe praktika të tjera të mistershme. Nga ana tjetër, shkenca moderne e identifikoi vetveten me matematikën, logjikën, arsyetimin dhe empirizmin (dija eksperimentale).

Majmunë telekinetikë

Në vitin 2003, shkencëtarët në Qendrën për Neuroinxhinieri në Duke University trajnuan disa majmunë që të përdornin levë për të manovruar një kursor në një ekran kompjuteri, duke i shpërblyer për këtë me një lëng frutash. Çdo lëvizje e vecantë kishte modelin e vet të shkrepjes në trurin e majmunit, secili prej të cilëve ishte koduar në një mikrocip. Më pas, mikrocipet e koduar u transplantuan brenda trurit të majumnëve aty ku një kabëll i vogël që dilte prej kokës së tyre transmetonte sinjalet në kompjuter, dhe ky i fundit më pas i interpretonte.

Më pas, studiuesit i vendosën sërish majmunët përpara ekraneve të kompjuterëve për të vazhduar lojën e tyre, por këtë herë pa levat.

Në fillim, majmunët bënin lëvizje mbërthyese me duar për të stimuluar të punuarit me levë. Por më pas, majmunët kuptuan se ishin në gjendje që të lëviznin kursorët vetëm duke menduar! Më pas u kryen eksperimente me radiotransmetues të vegjël në vend të kabllove, duke mundësuar transmetimin pa kabëll të sinjaleve të trurit.

Më pas vazhduan provat me qeniet njerëzore dhe në vitin 2006, shkencëtarët bënë të mundur që një burrë i paralizuar të kontrollonte jo vetëm kompjuterin e tij, por edhe televizorin, një robot si dhe një dorë protezë, të gjithë këto vetëm duke menduar. Për momentin, përdoruesit e këtyre sistemev prototipë duhet që të vizualizojnë lëvizjen e veprimit që dëshirojnë të kryejnë. Megjithatë, kohët e fundit disa studiues kanë sugjeruar që në vend të “përgjimit” të neuronëve motorë (rrjetet e nervave që kontrollojnë lëvizjet), mund të zhvillohet dhe krijohet një sistem shumë më eficient për të monitoruar neuronët e specializuar që shprehin qëllimin për të lëvizur, pra me pak fjalë që parashikojnë se cfarë lëvizje apo komandë ëhstë e dëshiruar.

Në një stduim që vazhdon edhe aktualisht dhe që ka të bëjë po me një racë majmunësh, një ekip i kryesuar nga Kirshna V. Shenoy në Universitetin e Stanfordit ka projektuar një sistem që përgjon neuronët paralajmërues të lëvizjeve – ata që sinjalizojnë qëllimin për të lëvizur. Kjo pikasje e mëhershme dhe reagim e dëshirës personale – bashkë me transmetimin jokabllor – mund të kompletojnë shumë shpejt efektin e telekinezës së pastër.

Leave a Reply

Back to top button