“Jo, të dashura femra, ne meshkujt nuk jemi të gjithë njësoj. Ne nuk jemi të gjithë “maniakë femrash”, egoistë dhe nuk kemi synime të qarta për të shtuar trofetë tona me femrat që bëjmë për vete. Ne nuk jemi të gjithë njësoj, nuk të premtojmë dashuri të madhe për të të bërë të dashurohesh me ne dhe më pas të tëlëmë. Jo, nuk funksionon kështu. Sigurisht ka plot meshkuj që mundohen shumë ta bëjnë një femër tëdashurohet me ta, por duhet të kuptoni se ka pak femra që ia vlen vërtet t’i bësh për vete. Shpesh gjërat na ofrohen përpara se ne t’i kërkojmë vetë. Edhe ne zhgënjehemi nga femrat, njësoj si ju nga meshkujt.
Ne mundohemi ta mbrojmë veten nga ato femra që nuk dinë të na ofrojnë më tepër se një natë pasioni, e cila shpesh është një natë e çuar dëm. Ka ende meshkuj që kërkojnë femra, të cilat jo vetëm i bëjnë tëeksitohen në trup, por edhe në mendje. Ne duam dikë që mund të na përkëdhelë, por edhe të na dëgjojëdhe kritikojë kur jemi në gabim, me qëllim për të na çuar drejt rrugës së duhur. Jo se ne nuk i kuptojmësituatat, por duam pranë dikë që të na i kujtojë gjërat e duhura më shpesh.
Ndaj, mundohuni të shihni përtej një fiziku të mirë dhe një makine të bukur. Shumë prej jush humbasin nëdashuri, sepse shohin aspektet e gabuara, të cilat në fund nuk lumturojnë as zemrën dhe as shpirtin. Për ne meshkujt është më e rëndësishme të ndihemi mirë përbrenda, se sa të shtiremi sikur gjithçka shkon mirë. Provoni të shihni edhe ato aspekte që nuk i keni menduar ndonjëherë dhe ndoshta në fund, mund tëpërputheni me dikë që nuk e mendonit”. – Silvia Nelli