Analiza

Mesazhi i ri i Shteteve të Bashkuara. Kronikë e një zhvillimi të paparashikueshëm

Sulmi i parë i Shteteve të Bashkuara ndaj mjeteve dhe ushtarëve të palës qeverisëse siriane ka domethënie të ndryshme: nga rigjallërimi i politikës së brendshme në ndërhyrjen e ashpër midis arbitrave të konfliktit sirian. Kronikë e një zhvillimi të paparashikueshëm

Nga piruetat në politikën e jashtme e të brendshme, në kompromiset në ulje me agjencitë e fuqishme federale të Deep State, vështirë se do të ishte imagjinuar se Trump do të arrinte të copëtonte bindjet më themelore rreth politikës së jashtme në Siri. Kjo sidomos pas Rex Tillerson, Sekretari i Shtetit, kishte konfirmuar në mënyrë eksplicite fundin e objektivit të “regime change” në Siri.

Sulmi me 59 raketa Tomahawk të lëshuar nga kaçatorpedinierët “Porter” dhe “Ross” kanë dëmtuar pjesërisht strukturat e bazës ajrore Al Shayrat, nga ku, sipas amerikanëve, do të niseshin gjuajtësit që transportonin armët kimike të cilat kanë goditur në afërsitë e Idlib, në veriperëndim të Sirisë. Në realitet, vetëm 23 nga 59 raketat kanë goditur objektivin. Por duket sikur raketat nuk kanë goditur vetëm fushën e aviacionit, por edhe banesat e disa fshatrave përreth. Në fakt, përveç 15 personave të vrarë, mund të jenë vrarë edhe 9 civilë, midis të cilëve 4 fëmijë.

Për të kuptuar motivacionet e këtij sulmi duhet kthyer prapa në vitin 2013, kur Barack Obama vendosi si vijë të kuqe për të mos u kaluar përdorimin e armëve kimike. Pavarësisht dyshimeve se kish e kishte shkaktuar praktikisht këtë sulm kimik (rusët akuzonin rebelët, Shtetet e Bashkuara akuzonin Damaskun), një sulm ndodhi dhe Obama e konsideroi si të shkelur vijën e kuqe. Por kjo nuk çoi në një eskalim, falë sidomos ariut rus që tashmë shfaqej në Lindje të Mesme në mbrojtje të al Assad.

Nuk është konfirmuar akoma fajtori efektiv i përdorimit të armëve kimike. Burimi të cilit i referohen në fakt të gjitha mediat perëndimore është Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, një OJQ me seli në Coventry të Mbretërisë së Bashkuar, themeluesi dhe anëtari i vetëm i të cilit është Rami Abdulrahman, dhe besueshmëria e paanshmëria e të cilit është minuar përfundimisht nga investigime të ndryshme gazetareske, midis të cilëve ai i “The Guardian”. Por në kalkulimet e lëvizjeve gjeopolitike e vërteta është shpesh një prej elementëve të fundit për t’u mbajtur në konsideratë.

Cili mund të ketë qenë motivi i sulmit kimik nga ana e qeverisë siriane? Pavarësisht ndryshimit të lajmëruar të qëndrimit të Perëndimit kundrejt Damaskut, al Assad mund të mos ndjehet akoma plotësisht i lënaqur. Tashmë Rusia është bërë arbitri kryesor në konfliktin sirian, bisedimet e Astana lidhur me procesin e paqes në Siri e shohin pjesëmarrjen vetëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, që kujdesn për ndarjen e tortës siriane. Arabia Saudite është humbësi i madh dhe Shtetet e Bashkuara kanë dalë me brinjë të thyera. Kështu që al Assad mund të ketë dashur ta rrisë postin e lojës, duke kërkuar kështu që të poshtërojë vendet perëndimore, duke e demaskuar kontradiktat. Në fakt, nga njëra anë kërkojnë vazhdimisht respektimin e të drejtave, duke refuzuar që të rihapin kontaktet me Damaskun; nga ana tjetër nuk bëjnë asgjë konkrete me qëllim që këto të drejta të respektohen. Al Assad shpresonte që Perëndimi do të kishte sërish spektator, por nuk ka ndodhur kështu.

Lëvizja e Trump ka një valencë të shumëfishtë. Në planin gjeopolitik korrespondon me tentativën e poshtërimit të al Assad (në rastin që do të ishte praktikisht ai fajtori për sulmin). Në radhë të dytë ka qenë ridimensionimi i ariut rus, duke demonstruar paaftësinë e rusëve për të mbrojtur al Assad në momentin në të cilin arrihet tek “nyja”. Këto oajë dy efektet kryesore. Shtetet e Bashkuara kanë dashur të kujtojnë se kush është superfuqia e vërtetë botërore dhe se kush është vërtet ai që ka të drejtën e drejtimit të lojërave. Implikimet gjeopolitike shkojnë edhe përtej teatrit të Lindjes së Mesme: në radhë të parë është një paralajmërim i qartë ndaj Koresë së Veriut, pikërisht në momentin ku tonet e Trump qenë ngritur. Ajo që e ka bërë akoma më joshës momentin ka qenë mundësia e artë e një mensazhi indirekt ndaj Xi Jinping, Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste Kineze, pikërisht në ato ditë për vizitë në Uashington. Është e kohëve të fundit në fakt kërkesa finale e Trump për Kinën që ta shfrytëzojë më shumë influencën e saj mbi Korenë e Veriut, duke kërcënuar se do të ndërhyjë njëanshmërisht në rast se presionit nuk do të rriteshin. Përtej valencës gjeopolitike, vendimi i Trump mund të ketë një pasojë të rëndësishme në politikën e brendshme.

Trump ka kuptuar se Presidenti nuk e ka të gjithë pushtet që ndoshta ai besonte më parë se kishte. Kjo ka çuar në një “përzierje” të politikës së jashtme, në largimin e Micheal Flynn si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, në revokimin e së drejtës për pjesëmarrje në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kryestrategut Steve Bannon. Trump ka një nevojë jetike për t’u çliruar nga makina administrative federale, duke u mbështetur në mënyrë të veçantë tek ushtarakët. Sulmi ndaj Sirisë mund të futet në këtë skemë veprimi, duke rikompaktësuar opinionin publik dhe duke hedhur sytë, zemrat dhe armët jashtë konflikteve të brendshme.

Thelbësore është të sqarohet se nuk do të bëhet fjalë për të parin e shumë sulmeve (siç do të donin rebelët dhe Arabia Saudite). Nuk do të ketë asnjë eskalim. Objektivi kryesor është pastërtisht skenografik dhe, në nivel substancial, nuk ka të ngjarë që Trump dhe Tillerson do ta rivënë në diskutim fundin e “regime change”. Aq sa rusët dhe sirianët janë paralajmëruar për sulmin disa minuta përpara për të reduktuar humbjet në jetë njerëzish. Pavarësisht se ka qenë një lëvizje skenografike, kjo nuk e dobëson shumë shtrirjen e aksionit. “Të gjithë armiqtë potencialë e Shteteve të Bashkuara janë paralajmëruar. Profili i ulët dhe frenimi i thjeshtë nuk do të merren në konsideratë më nga strategjia amerikane”. Mesazhi i Trump është pikërisht ky.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button