Thenie

Mësime e ndjesi pozitive. Këto na falin thëniet e mëdha nga një shpirt i madh, si ai i Mahatma Gandhi-t

“Nëse duam të arrijmë paqen e vërtetë në botë, ne duhet të nisim të edukojmë fëmijët”.

“Atje ku ka dashuri, atje ka jetë”.

“Nëse unë e kam besimin se mund ta bëj diçka, unë me siguri do ta fitoj aftësinë për ta bërë atë gjë, edhe nëse nuk e kam pasur që në fillim atë aftësi”.

“Askush nuk mund të më lëndojë mua pa lejen time”.

“Jeto sikur do të vdisje nesër. Mëso sikur do të jetoje përgjithmonë”.

“Nuk duhet ta humbasësh besimin tek njerëzimi. Njerëzimi është si një oqean. Nëse disa pika uji në oqean janë të ndotura, kjo nuk e bën oqeanin të konsiderohet i ndotur”.

“Madhështia e shoqërisë së një vendi gjykohet nga mënyra se si i trajton kafshët”.

“I dobëti nuk mund të falë dot. Falja i përket të fortëve”.

“Shpërblimi ynë tregohet me përpjekjet, jo me rezultatet. Përpjekjet e mëdha janë padyshim fitore të mëdha”.

“Fuqia nuk e ka burimin tek kapaciteti fizik, por tek vullneti i palëkundur”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button