Your Life

Mëso të dëgjosh heshtjen tënde, nëse do që të jesh e lumtur

Vetëm disa minuta heshtje në ditë janë të mjaftueshme për të mësuar të dëgjoni veten tuaj, një praktikë që sjell përfitime të menjëhershme për trupin dhe mendjen. Ky mësim vjen drejtpërdrejt nga kultura Lindore, heshtja perceptohet si një simbol i besimit dhe respektit për veten dhe situatat që përjetohen. Po i shpjegojmë të gjitha avantazhet që mund të nxjerrim nga ky qëndrim.

Ne e mbushim jetën tonë me përmbajtje dhe gjëra për të bërë: muzikë, televizion, bisedë me miqtë dhe kolegët. A nuk është kjo një mënyrë për të shmangur momentet e heshtjes? Të mësojmë të jemi vetëm, me veten, mund të na ndihmojë të dëgjojmë zërin e brendshëm, duhet ta bëjmë atë dhe të dëgjojmë atë që po përpiqet të na tregojë.

Ndonjëherë mbushim kokën me mendime negative dhe kalojmë orë të tëra duke menduar pse na ndodhin situata të caktuara, veçanërisht nëse ato janë të pakëndshme. Përkundrazi, ne duhet të mësojmë nga heshtja jonë, të marrim momente të shkurtra por intensive gjatë së cilave përqendrohemi ekskluzivisht në ndjesitë trupore dhe frymëmarrjen.

T’i dedikosh disa minuta heshtjes, gjatë tërbimit të jetës së përditshme, ofron momente lehtësimi për mendjen e lodhur. U jep gjithashtu paqe edhe shqisavet tuaja.

Sipas studimit të kryer nga Qendra e Kërkimit për Terapi Rigjeneruese, në Gjermani, heshtja ka meritën e rritjes së numrit të qelizave në hipokampus, i cili merret me proceset që lidhen me mësimin dhe kujtesën. Duke i lejuar vetes disa minuta heshtje në ditë, mund të kryejmë shumë më mirë, disa funksione të trurit.

Disa minuta heshtje, çdo ditë, janë në gjendje të ulin nivelet e kortizolit, hormonit të stresit. Shndërrimi i kësaj praktike në zakon do të lehtësojë stresin e shkaktuar nga ditët e lodhshme dhe do të promovojë relaksim mendor dhe fizik. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button