Thenie

“Mëso të duash veten. Është dashuria më e madhe nga të gjitha”

Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga këngëtarja e mirënjohur, Whitney Houston.

“Ne të gjithë do të vdesim. Qëllimi nuk është të jetojmë përgjithmonë, qëllimi i jetës është të krijojmë diçka që do të zgjasë përgjithmonë”.

“Mua më pëlqen të jem një femër në një botë plot me meshkuj. Mbi të gjitha, meshkujt nuk mund të veshin fustane, ndersa ne mund të veshim pantallona”.

“Mëso të duash veten. Është dashuria më e madhe nga të gjitha”.

“Unë besoj se fëmijët janë e ardhmja jonë. Mësojini ata mirë dhe lërini të udhëheqin. Tregojani gjithë bukurinë që kanë përbrenda”.

“Mamaja më mësoi se kur ti i qëndron të vërtetës dhe dikush thotë një gënjeshtër për ty, mos e kundërshto atë”.

“Kur vendosa të bëhesha një këngëtare, mamaja ime më paralajmëroi se do të isha shumë kohë e vetmuar. Praktikisht ne të gjithë jemi. Vetmia vjen me kalimin e kohës”.

“Edhe unë kam prioritete. Kujdesi ndaj vajzës sime është kryesori”.

“Për mua dashuria dhe muzika janë e njëjta gjë”.

“Do të preferoja të isha më mirë e vetmuar, se sa jo e lumtur”.

“Edhe nëse humbas, edhe nëse fitoj, të paktën e di që kam vepruar ashtu siç kam besuar”.

Leave a Reply

Back to top button