Shkence

Meteori godet tokën dhe lëshon 13 kilotonë energji

Screen Shot 2016-04-04 at 14.37.04Pavarësisht mbulimit të mangët në shtypin perëndimor, një meteor me përmasa domethënëse u përplas vërtetë me tokën në 6 shkurt. Nuk ishte ngjarje aspak e harrueshme – ai përshkoi qiejt mbi oqeanin Atlantik përpara se të godiste 1000 km pranë brigjeve jugore të Brazilit.

Duke udhëtuar me një shpejtësi prej 14 km për sekondë, meteori prodhoi një energji prej 13 kilotonësh kur goditi tokën. Sipas Ron Baalke, shkencëtar në NASA, meteori ishte lëmshi i zjarrtë më i madh që është pikasur që prej ngjarjes së ngjashme të tre viteve më parë në Chelyabinsk. Ai meteor, që goditi tokën në 15 shkurt 2013, goditi me një forcë të tillë, që plagosi mbi 1100 vetë dhe shkaktoi 30 milionë dollarë dëme.

Duke parë se pjesa më e madhe e dëmit iu shkaktua një qyteti industrial në Siberinë perëndimore, bëhet fjalë për një ngjarje me impakt shumë të fortë.

Meteori i këtij viti kishte një përmasë diku mes pesë dhe shtatë metra në diametër kur hyri në atmosferën tonë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button