Enciklopedike

Metropole të lashta dhe moderne / Sa më të mëdha aq më efikase:qytetet funksionojnë kështu, si sot ashtu dhe dje

Screen Shot 2015-06-18 at 6.33.51 PM

Çfarë ka ndryshuar tek qytetet pas disa mijëvjeçarëve zhvillim? Çfarë ndikimi kanë patur kapitalizmi, demokracia dhe industrializimi mbi qendrat urbane? Duke shkuar deri në pikën, pak ose asgjë. Studiuesit e Institutit Santa Fe dhe të Universitetit të Kolorados e vunë re këtë, duke ekzaminuar rrënojat arkeologjike pranë qytetin të Meksikos, të një periudhë prej dy mijë vjetësh. Sipas modeleve matematikore të krijuara, për të përshkruar sesi ndryshojnë qytetet moderne me rritjen e popullsisë, u kuptua sesa më i madh të jetë vendbanimi, aq më produktiv është.

Elementet kyçe asnjë janë dendësia e popullatës, infrastruktura, prodhimi i mallrave dhe shërbimeve, strukturat e strehimit dhe ato publike. U vu re për shembull, se rritja e popullsisë është më e shpejtë se zhvillimi i infrastrukturës, dhe nga ana tjetër, prodhimi i mallrave dhe shërbimeve, ishte më i shpejtë sesa shtimi i banorëve. Studiuesit e Santa Fe, aplikuan të njëjtin model për vendbanimet e Meksikës azteke. Rezultati? Ekuacionet që shërbejnë për të përshkruar modelet e zhvillimit të zonave moderne urbane, funksionojnë mjaft mirë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button