Bota

Michelle Obama ka një mesazh, për gratë që nuk votuan Hillary Clintonin

Ish-Zonja e Parë Michelle Obama ka bërë një hyrje të rrallë, pas ikjes nga Shtëpia e Bardhë, në politikë, duke u thënë grave që votuan kundër Hillary Clinton se ato “votuan kundër zërit të tyre”.

“Çfarë do të thotë për ne, si gra, që të shikonim ata dy kandidatë … dhe shumë prej nesh të mendonim: “Ky djalë? Ai është më mirë për mua. Zëri i tij është më i vërtetë për mua”, pyeti ajo, duke iu referuar Presidentit Donald Trump.

MIchelle shtoi: “Për mua kjo thjesht thotë, që nuk të pëlqen zëri jot. Pëlqen gjënë që të thuhet të pëlqesh”.

Komentet i bënë jehonë atyre të ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, e cila tha gjatë zgjedhjeve se “ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën”.

Komentet e Albright u pritën dobët në atë kohë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button