Qe me daljen e motorreve te kerkimit ne internet, tashme eshte e lehte per te gjetur informacionet qe na duhen dhe na ndodh shpesh qe ne kerkojme informacionet qe na duhen ne jeten e perditshme. Dhe gjate kerkimit, kur kerkojme nje pergjigje deri me tani ajo na shfaqet ne forme pyetje duke na derguar ne fakt drejt disa pyetjeve te tjera. Por kompania Microsoft ka bere nje zgjidhje inteligjente, ku gjate se merkures ne Bing ka leshuar nje vecori qe u mundeson perdoruesve qe te mos kerkojne me ne forme pyetje, por tashme ne forme bisede me “motorin e kerkimit”.
Dhe ky sherbim vjen ne gjuhen angleze. Nese kerkoni psh: “Who is executive director of Facebook”, motorri tashme do te ktheje pergjigje: “Mark Zuckerberg” dhe nuk do jete si me pare qe dalin disa pyetje, dhe nese do deshirojme me shume informacione per Facebook apo Zuckerberg atehere do na ktheje pergjigje rrethe pyetjes sone.
Udheheqesi i zhvillimit ne Bing shkruan ne blogun e tij se tashme “eshte sikur po pyesni nje shok dhe per cfaredo lloj informacioni apo fushe qe deshironi. Kjo behet duke kombinuar depon e informacionit per miliarda njerez ne mbare boten dhe biseden tuaj dhe ju do zhyteni nje nje game te gjere informacioni dhe mund te mesoni per shume rreth nje personi te caktuar, apo dhe nje teme qe deshironi.
Keshtu qe duke leshuar bisedat ne Bing, gjigandi Microsoft eshte duke bere nje hap te madh per te sjelle pervoja te tilla jo vetem ne desktop, por edhe mobile.
1 minute read