Shendeti

Migrena, si shfaqet dhe si mund ta kurojmë atë sadopak në kushtet e shtëpisë?

Migrena është një sëmundje nervore e shoqëruar me luhatje midis ngushtimit dhe zgjerimit të enëve të gjakut që furnizojnë trurin me gjak. Edhe pse kërkimet vazhdojnë ende për të gjetur shkaktarin e vërtetë të migrenës, akoma nuk është gjetur shkaku i vërtetë i saj. Mendohet që problemi qëndron në sistemin nervor autonom që kontrollon tonusin e vazave të trurit, por ende një teori e tillë nuk është vërtetuar. Ajo që dihet me siguri, është se kjo sëmundje shfaqet shumë rrallë tek meshkujt, pasi është një sëmundje e zakonshme tek femrat.

Por si mund ta reduktojmë sadopak dhimbjen e fortë të kokës që shkakton migrena? Së pari, duhet të kuptoni se jo çdo dhimbje koke do të thotë se vuani nga migrena. Ka plot sëmundje që shoqërohen me dhimbje koke. Për më tepër që edhe lodhja e zakonshme ndonjëherë na shkakton dhimbje koke, ndaj jo çdo herë që na dhemb koka, do të nisin trajtimin sikur të vuanim nga migrena.

Së dyti, mjekësia popullore është munduar të gjejë disa mënyra të thjeshta se si të mund të reduktoni dhimbjet e kokës gjatë krizës së migrenës. Kur ju të ndjeni se keni duar të ftohta, marrje mendsh, shtim të oreksit, pra shenjat paraprake të migrenës, bëni mirë të ndiqni një nga hapat e mëposhtëm:

1-    Nje lugë kafeje me rrënjë të grimcuara të kungullit të egër hidhet në 300 ml ujë dhe zihet për 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 1-2 orë, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet e gjithë sasia herë pas here gjatë dites.Kjo nuk ka asnjë efekt anësor.

2-    Një kokërr qepe shtypet bashkë me 1-2 lugë kafeje kripë. Përzierja hidhet në një pecetë dhe vendoset në ballë.Kjo mund të lehtësojë dhimbjen për vetëm disa sekonda.

3-    Përgatit kafe pa sheqer. Në filxhanin me kafe hidhen edhe 10-15 pika lëng limoni të fresket dhe përzierja pihet.

4-    Lëngu i një limoni përzihet me një lugë kafeje kafe të bluar në mënyrë të imët. Pasi hahet kjo sasi duhet të qëndroni të shtrirë për pak kohë.

5-    Fërkohet koka me raki të fortë rrushi ose kumbulle 2-3 herë në ditë për 8 ditë rresht.

Leave a Reply

Back to top button