Bota

Ministria e Jashtme suedeze: Edhe mua më kanë ngacmuar seksualisht, në një darkë të BE-së

Një darkë midis udhëheqësve të Bashkimit Evropian, në një vit të papërcaktuar. Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Uallstrom, sot 63 vjeç, ndjen “papritmas një dorë mbi kofshë. Personi i ulur pranë meje po më prekte. Ishte e pabesueshme.” Më pas, ajo bisedon me Presidentin e Komisionit Evropian, i cili e quan këtë fakt “krejtësisht të papranueshëm”.

Sfondi i ngacmimit, përshkruar në autobiografinë e ministres së larguar në vitin 2014, u raportua nga Associated Press dhe është ribotuar nga Nju Jork Tajms dhe Uashington Post, pasi Margot Uallstrom foli me agjencinë suedeze të lajmeve TT Neës, në lidhje me skandalin e Harvey ëeinstein.

“Çfarë mund të bëjmë për këto vajza dhe gra të guximshme?”, – tha ministrja. “Nuk mjafton që të dëshmojmë në rrjetet sociale, duhen edhe faktet”. Dhe ajo flet më konkretisht: “Unë nuk flas nga një perspektivë shumë personale, por unë mund të konfirmoj se ngacmimi ndodh edhe në nivelet më të larta të politikës dhe unë vetë kam përvojë”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button