Motivuese

Miqësia, lidhja e fortë që bashkon njerëzit (dhe vlerat që forcojnë miqësinë)

Keni një problem dhe duket sikur gjithçka rreth jush ndalon së funksionuari dhe të paturi kuptim. Ndjeni nevojën urgjente për të folur me dikë, por jo me cilindo. Merrni telefonin, i bini një numri, dhe pak minuta më vonë ndjeheni menjëherë më mirë. Personi në anën tjetër, edhe në qoftë se gjendet fizikisht shumë kilometra larg, e ka dëgjuar atë që ju shqetëson, ju ka dhënë mendimin e vet dhe ju ndiheni të ngushëlluar.

Miqësi. Një fjalë e bukur dhe një ndjenjë e madhe. Një lidhje e padukshme që na bashkon me të tjerët. Një lidhje emocionale që lind me njerëzit që kalojnë nëpër rrugën tonë dhe që pothuajse si me magji, bëhet themelore në jetën tonë. Miqësia është një marrëdhënie midis bashkëmoshatarëve që ndajnë përvojat, ndjehen të sigurt dhe besojnë njëri-tjetrin pa rezerva.

Ka lloje të ndryshme të “miqve” dhe, për rrjedhojë, të miqësisë. Le të përqendrohemi në miqësinë e vërtetë. Kjo miqësi e cila as nuk është e imponuar as e programuar, por e cila është ndërtuar pak e nga pak, me përpjekje të përbashkëta dhe përkushtim. Me kalimin e kohës, kjo marrëdhënie krijon një lidhje që është e fortë, aq sa u reziston viteve.

Vlerat që konsolidojnë miqësinë

Ne u drejtohemi miqve tanë për të na ndihmuar të zgjidhim problemet dhe shqetësimet tona. Ne dëgjojmë këshillat e tyre, sepse ata nuk na gjykojnë, ata nuk na thonë se çfarë duam të dëgjojmë, por vetëm atë që është më e mira për ne. Miqve tanë ne u besojmë sekretet tona më intime, shqetësimet dhe projektet tona. Dhe miqtë janë gjithmonë njerëzit me të cilët duam të ndajmë në gëzimin tonë.

Një miqësi e vërtetë nuk njeh distanca, orare apo edhe afate. Është një marrëdhënie në të cilën ne kërkojmë dhe ofrojmë mbështetje. Një mik i mirë kurrë nuk e ul tjetrin, por e ndihmon atë të kapërcejë veten. Miqësia bazohet në ndjeshmëri, domethënë në aftësinë për të kuptuar dhe vënë veten në këpucët e personit tjetër, të vuash dhe gëzosh bashkë me të.. Është një lidhje që na lejon të “ndajmë hallet dhe shumëfishojmë gëzimet”.

Një marrëdhënie e shëndetshme dhe konstruktive bazuar në vlerat si sinqeritet, mirëkuptim, dashuri reciproke, respekt, komunikim, vëmendje, shqetësim për të tjerët, besim i pakufishëm, durim, aftësi për të dëgjuar dhe falur. Konsistenca, fleksibiliteti, bujaria, mirënjohja dhe besnikëria janë vlera të tjera që duhen marrë në konsideratë për të konsoliduar një marrëdhënie miqësore.

Dobitë e miqësisë

Gjendja jonë si individë socialë është ajo që bën të lindë nevoja, pothuajse urgjente, e vendosjes së marrëdhënieve dhe lidhjeve me persona të tjerë. Miqësia pra, është e rëndësishme në jetën e një personi, për atë që jep në nivel emocional. Eshtë një e vërtetë e madhe, që “kush gjen një mik, ka gjetur një thesar”. 

Leave a Reply

Back to top button