Mirënjohja është një nga cilësitë më me vlerë që mund të shfaqim përpara të tjerëve. Nuk ka rëndësi se sa e madhe mund të jetë diçka që përfitojmë, apo sa gjëra me vlerë kemi në jetën tonë. Gjithçka varet nga këndvështrimi, me të cilin i shohim ato. Puna që bëjmë, mund të na duket e mërzitshme, ama me siguri është ëndrra e një personi të papunë. Shtëpia jonë mund të na duket e vogël, ama ajo është ëndrra e njëpersoni të pastrehë. Të ardhurat që sigurojmë mund të na duken të pakta, ama ato janë ëndrra e dikujt qënuk ka fare të ardhura. Fëmija ynë mund të na duket bezdisës, ama ai është ëndërr për dikë që nuk mund të ketë fëmijë.
Pra, siç e cituam më sipër, varet gjithçka nga këndvështrimi, me të cilin i shohim gjërat që zotërojmë. Duke i parë nga këndvështrimi ynë, ato mund të mos na duken shumë me vlerë, ama kur i shohim nga këndvështrimi i dikujt në nevojë, ato marrin vlerën e duhur. Kjo është arsyeja pse duhet të jemi mirënjohës, sepse kemi diçka që të tjerët do të donin ta kishin. Nuk duhet kurrsesi të ndihemi superiorë, thjesht të vlerësojmë çfarë kemi dhe ta mbrojmë atë.
Mirënjohja në vetvete është një virtyt, pasi na i shton vlerat në sytë e të tjerëve. Kur ne tregohemi mirënjohës ndaj një nderi që na bëhet, jo vetëm e bëjmë më të lumtur personin tjetër, por ndihemi edhe vetë më mirë. Njësoj ndodh edhe anasjelltas, kur i bëjmë një nder dikujt, sigurisht ndihemi mirë, kur na falenderojnë. Jo sepse duam të dukemi sikur pa ne ai person nuk do të arrinte gjëkundi, por ndihesh mirëkur i bën nder dikujt që di të jetë mirënjohës për të.