Shkence

Mirësevini, fqinjë të rinj kozmikë!

“O mrekulli! … O botë e re”, shkruante Shekspiri.

Ose shtatë botë të reja. Studiuesit zbuluan të mërkurën se kanë arritur të pikasin këta planetë intrigues që rrotulloheshin jashtë sistemit tonë diellor, të gjithë shkëmborë dhe me përmasat e Tokës. Tre prej tyre duket se mund të mbështesin jetën. Dhe të gjithë rrotullohen përreth një ylli të vogël, vetëm 40 vite dritë larg.

Orientimi i planetëve mund të lejojë studimin e atmosferës së tyre – që do të thotë se, nëse e mbështesin jetën, kjo gjë do të mësohet shumë shpejt. Thënë kjo, është një zbulim me pasoja të thella.

Gjatë 25 viteve të fundit, shkencëtarët kanë pikasur afërsisht 3,500 ekzoplanete të tilla, nga të cilat 40 apo më shumë mendohet të jenë në “zonat e banueshme”, ku jeta mund të lulëzojë. Ekstrapolojmë pak, dhe mund të sugjerojmë se ka të paktën 11 miliardë planetë të tillë, vetëm në Rrugën e Qumështit – dhe se mundësia për të gjetur jetë në një prej tyre, ia vlen që të merret seriozisht.

Në fakt, agjencitë hapësinore qeveritare në të gjithë botën janë duke u bashkuar në këtë kërkim. Dy teleskopë të rinj po vijnë shpejt online, duke e fuqizuar edhe më shumë kërkimin. Miliarderët janë duke financuar përpjekjet e privatëve, për të kërkuar për inteligjencë aliene, investiguar anomalitë yjore, dhe dërguar robotë në të gjithë kozmosin, në ndjekje të jashtëtokësorëve.

Jo shumë kohë më parë, projekte të tilla do të dukeshin të çuditshëm. Por baza e tyre shkencore duket gjithnjë e më e shëndoshë. Provat e jetës organike janë shfaqur me bollëk në hapësirë. Hulumtimet akademike tregojnë se mundësia e qytetërimeve huaj nuk është e gjitha një ide e çmendur. Me çdo zbulim të një një ekzoplaneti premtuese, studiuesit kanë një objektiv të ri, ku të stërvisin syrin e tyre, dhe përqëndruar studimin.

Me pak fjalë, teknologjia, paratë dhe ambicia nuk janë bashkërenduar kurrë kaq mirë, në kërkim të jetës aliene. Ky zbulim i fundit është një kujtesë e mundësive të mëdha të këtij kërkimi, si dhe një nxitje për të vazhduar me eksplorimet. Ndoshta më e rëndësishme, në këto kohë nxitimi, kjo është edhe një ftesë – për të ulur telefonin, ngritur kokën lart nga yjet, dhe imagjinuar pak. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button