Bota

Misioni i keqkuptuar kristian i Angela Merkelit

Udhëheqësja gjermane, nuk është duke luftuar vetëm për të ardhmen e BE-së – ajo është duke u përpjekur të formësojë të ardhmen e fesë më të madhe të kontinentit

Screen Shot 2016-03-21 at 07.21.40

Nga Zhan-Verne Myler

Angela Merkel gjendet në pozitën kurioze e të shndërruarit në një nga udhëheqësit moralë të Evropës, pa artikuluar në mënyrë të qartë përmasat reale morale të vendimeve të saj. Deklarata e saj e famshme “Ne mund ta bëjmë këtë” (Wir schaffen das), në përgjigje të ardhjes në Gjermani të qindra e mijëra azilkërkuesve, mori statusin e një lloj proverbi në vend.

Por ajo nuk është shquar ndonjëherë për prezantimin e ndonjë vizioni politik. Detajet “e pista” të marrëveshjes, që ajo ndihmoi të arrihej të premten e shkuar me një Turqi gjithnjë e më represive, për të ndihmuar në kontrollin e rrjedhjes së emigrantëve drejt kontinentit, kanë bërë pak për të dëmtuar reputacionin e saj si një vizionare morale.

Por negociatat e Merkelit me Turqinë, mund të kuptohen më mirë, në kontekstin e fushatës më të gjerë morale që ajo ka zhvilluar. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për të kuptuar aspektin dukshëm fetar të axhendës së saj politike, por nuk do të thotë se ajo nuk ka ekzistuar. Ashtu si disa të tjerë në kontinent…

[real3dflipbook id=”1025″]

Leave a Reply

Back to top button