Bota

Misioni i ri Hollande – Merkel

Screen Shot 2015-02-05 at 16.39.54Presidenti francez dhe kancelarja gjermane kanë bërë të ditur se sot do të jenë në Kiev dhe në Moskë me një propozim të ri, në përpjekjen për të zgjidhur krizën e Ukrainës. “Përballë përshkallëzimit të akteve të dhunës, në ditët e fundit, kancelarja dhe presidenti – thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë gjermane Steffen Seibert – do të rrisin përpjekjet e tyre, që kanë nisur prej muajsh, për një pajtim në mënyrë paqësore të konfliktit në lindje të Ukrainës”.
“Tani jemi  përpara një lufte dhe një lufte që mund të jetë totale”: e ka deklaruar këtë presidenti francez, Francois Hollande, duke folur nga pallati presidencial në lidhje me misionin e tij të befasishëm bashkë me kancelaren Merkel këtë pasdite në Kiev. “Me kancelaren – ka vijuar Hollande – kemi vendosur të marrim këtë nismë, që të shkojmë në Kiev, me objektivin jo për të folur, por për të gjetur një tekst që do u shkojë për mbarë të gjithë palëve”.
Rusia nga ana e saj është shprehur e gatshme për negociata konstruktive për të arritur në marrëveshje që ndihmojnë për stabilizimin e situatës mes Kievit dhe Donbassit: këtë deklaratë e ka bërë këshilltari diplomatik i Kremlinit, Iuri Ushakov.

Leave a Reply

Back to top button