Horizonti.al

Mistere arkeologjike që mund të mos i zgjidhim kurrë: Shkëmbi i Shamanit të Bardhë

Screen Shot 2016-07-10 at 07.50.34Kulturat e lashta të Amerikës kanë ende shumë sekrete, dhe një mënyrë për t’i deshifruar ato është përmes studimit të pikturave shkëmbore. Pranë lumit Pecos në Pjesën e Poshtme të Kanionit me të njëjtin emër në Teksas rë SHBA, gjendet një nga pikturat më të vjetra e më të rëndësishme të këtij lloji – Shamani (Prifti) i Bardhë.

Një vepër arti 7 metra e lartë, që daton mbi 4.000 vjet më parë, Shamani i Bardhë mendohet se ofron informacion në lidhje me një fe të lashtë të humbur. Gjallojnë shumë kontradikta që rrethojnë kuptimin e pikturës shkëmbore. Deri kohët e fundit, shumica e arkeologëve binin dakord se  kjo vepër përshkruante 5 figura njerëzore në betejë, ose gjatë një rituali para betejës. Megjithatë, një arkeolog pretendon tashmë se piktura tregon njerëzit që komunikojnë me botën shpirtërore, veçanërisht përmes përdorimit të kaktusit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button