Horizonti.al

Mistere arkeologjike që mund të mos zgjidhen kurrë: Pllakat Tartaria

Screen Shot 2016-07-10 at 08.05.50Këto 3 pllaka të vogla guri, të zbuluara në një fshat rumun, mund të përfaqësojnë formën më të hershme të shkrimit të zbuluar ndonjëherë. Shumica e arkeologëve zakonisht bien dakord, se disa rajone zhvilluan shkrimin në mënyrë të pavarur ndërmjet viteve 3500 dhe 3100 Para Krishtit. Shembujt më të hershëm që mund të gjejmë, janë imazhe dhe shkrime nga kultura të tilla si sumerët në Mesopotami.

Megjithatë, nëse pllakat Tartaria janë të vërteta, atëherë ato i shyjnë zbulimet e tjera 2.000 vjet më herët. Në këtë rast, shkrimi i hershëm i takon qytetërimit Vinca, një kulturë neolitike e pranishme në të gjithë Evropën Juglindore ndërmjet viteve 5500-4500 Para Krishtit. Objekte të tjera nga ajo epokë që i përket kulturës së Vinkës janë gjetur, edhe me simbole mbi to.

Misteri i lidhur me pllakat vjen nga mosha e tyre. Fillimisht, punonjësit e muzeut i poqën pllakat argjilore me qëllim ruajtjen e tyre. Por ky process, e bëri të pamundur përcaktimin e një date të saktë nëpërmjet të dhënave nga karboni. Pra, në fillim ato u dukën se i përkisnin vitit 2700 Para Krishtit. Vetëm kohët e fundit, teste të reja kanë konfirmuar se ato janë shumë më të vjetra./bota.al

Leave a Reply

Back to top button