Horizonti.al

Mistere drithërues, që mbeten ende të pazgjidhur: Binjaket Pollock

pollock

11-vjeçarja Joanna Pollock, dhe motra e saj, 6-vjeçarja Jacqueline dhe një shok, Anthony Layden ndodheshin në një makinë duke shkuar në kishë gjatë një ditë të mrekullueshme pranverore, në 5 maj 1957. Papritur, shoferi i një tjetër makine humbi kontrollin dhe goditi makinën ku ndodheshin ata. Të tre fëmijët vdiqën tragjikisht.

Babai dhe mamaja, John dhe Florence Pollock ishin të shkatërruar, por gjetën ngushëllim tek shpresa për fëmijë të tjerë. Një vit më vonë, lutjet e tyre morën përgjigje dhe Florence lindi dy vajza binjake, Jennifer dhe Gillian. Babai pretendoi menjëherë se ato ishin rimishërimi i dy bijave që kishin humbur në aksident një vit më herët.

Së pari, Jennifer kishte shenja që nga lindja në trupin e saj, të cilat ishin identike si të Jacqueline. Së dyti, ndonëse ishin zhvendosur tashmë me shtëpi, dy vajzat binjake njohën menjëherë vende në Hexam, kur bashkë me prindërit u rikthyen aty katër vjet më vonë. Së fundi, dy binjaket ishin në gjendje të identifikonin me emër të gjithë lodrat dhe kukullat që prindërit u kishin blerë vajzave të vdekura.

Një psikolog me reputacion në atë kohë, Dr. Ian Stevenson, studioi në thellësi çështjen dhe konkludoi se kishte gjasë që binjaket ishin thjeshtë rimishërime të motrave të tyre të vdekura. Çuditërisht, kur vajzat mbushën 5 vjeç, ato humbën të gjithë kujtimet dhe vazhduan të jetojnë jetët e tyre normale./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button