Enciklopedike

Misteret e Biblës / 1. Emri i Zotit

Screen Shot 2015-06-18 at 21.05.49

A keni patur ndonjëherë ndonjë nga ata momentet e sikletshëm, kur harron si si të shqiptosh emrin e dikujt? Judaizmi ka shekuj të tërë që e ka patur këtë problem. Sipas traditës së hebrenjve, ka shumë mënyra për të përmendur Zotin, por mënyra e duhur është përmes Tetragramatonit. I shkruajtur “YHVH”, ky kombinim i thjeshtë gërmash besohet të jetë emri i vërtetë i vetë Zotit – dhe askush nuk është i sigurtë se si shqiptohet.

Ndonëse fillimisht nuk kishte asnjë lloj ndalimi për të thënë emrin e Zotit, në kohën kur hyri shekulli i parë, duhej që të ishe në Tempullin e Jeruzalemit, për ta përmendur emrin e tij. Fatkeqësisht për historinë, shekulli i parë është kur Roma vendosi që Jeruzalemi do të dukej “më bukur” mes rrënojave. Deri në vitin 70, Tempulli ishte shkatërruar, por ndalimi për të përmendur Tetragramatonin jashtë mureve të tij mbeti. Rezultati: Shqiptimi i saktë u zhduk nga historia, dhe tani të gjithëve na duhet të hamendësojmë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button