Shkence

MISTERET E FIZIKES: A ekzistojnë universet paralele?

Screen Shot 2016-06-25 at 08.53.50Të dhënat astrofizike sugjerojnë se hapësirë-koha mund të jetë “e sheshtë”, në vend se e lakuar, dhe kështu që ajo vazhdon përgjithmonë. Nëse është kështu, atëherë rajoni që ne mund të shohim (dhe qe e mendojmë si “universi”) është vetëm një hapesirë e vogël në një univers pafundësisht të madh. Në të njëjtën kohë, ligjet e mekanikës kuantike, diktojnë se ka vetëm një numër të caktuar konfigurimesh të mundshme të grimcave në çdo hapësirë kozmike (10 në fuqi të 10 në fuqi të 122 të mundësive të dallueshme).

Pra, me një numër të pafundëm pjesëzash kozmike, rregullimet e grimcave brenda tyre janë të detyruara të përsëriten – pafundësisht shumë herë. Kjo do të thotë se ekzistojnë pafundësisht shumë universe paralele: pjesë kozmike të ngjashme me tonin, si edhe pjesë që dallojnë vetëm nga pozicioni i një grimce, ato që ndryshojnë nga pozicionet e dy grimcave, e kështu me radhë deri në hapësirat që janë krejtësisht të ndryshme nga e jona.

A ka diçka të gabuar në këtë logjikë, apo rezultati i saj i çuditshëm është i vërtetë? Dhe nëse është e vërtetë, si mund të zbulojmë ndonjëherë praninë e universeve paralele? Shikoni këtë perspektivë të shkëlqyer nga 2015, që shqyrton se çfarëdo të thotë termi “universe të pafundme”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button