Horizonti.al

Misteret e pazgjidhura nga kohët e lashta: Struktura e lashtë nën detin e Galilesë

Screen Shot 2015-12-04 at 07.53.54

Në vitin 2003, shkencëtarët zbuluan rastësisht një strukturë rrethore nën Detin e Galilesë. Duke e publikuar zbulimin gati 10 vjet më vonë, gjeofizikanti Shmuel Marko i tha CNN-it, se ishin shumë të befasuar kur kishin parë atë që dukej si një statujë e epokës së broxit në fund të oqeanit. Marko spekuloi se struktura e lashtë, mund të ketë qenë një çerdhe detare.

Megjithatë, shumica e arkeologëve besojnë se ajo ishte e vendosur në tokë, dhe më pas u përmbyt nga uji me kalimin e kohës. Struktura është e përbërë nga basalti dhe ka formën e një koni. Me përmasa 70 metra e gjerë në fund dhe 10 metra i gjatë, ajo vlerësohet se peshon 54.5 milionë kilogram (60.000 ton), ndërsa mund të krahasohet me madhësinë e dy “Stonehenges”.

Mosha e saj është vlerësuar të jetë mes 2000-12.000 vjeçar, një diapazon kohor i përcaktuar duke llogaritur sasinë e rërës së akumuluar mbi bazën e strukturës, si dhe duke e krahasuar atë me struktura të ngjashme. Arkeologu Dani Nadel, ka vërejtur se struktura ka tipare të ngjashme me atë të vendeve të tjera të vendvarimeve të lashta në atë zonë.

Duke e cilësuar një zbulim vërtetë të pazakontë, Nadel teorizoi se struktura mund të jetë përdorur për qëllime ceremoniale. Aitheksoi ndërkohë se ishte një fakt shumëmbresëlënës, se si struktura ishte ndërtuar duke përdorur gurë të mëdhenj që peshonin secili gati 100 kilogramë. Ai theksoi megjithatë, se qëllimi i vërtetë dhe mosha e structures, ka të ngjarë të mbetet e panjohur. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button