Horizonti.al

Misteret e pazgjidhura nga kohët e lashta: Zonja e Fronit me Thumba

Screen Shot 2015-12-04 at 07.50.59

Zonja e Fronit më Thumba, është emri i përshtatshëm për një objekt misterioz dhe unik, që daton në vitin 2700 para Krishtit. Ai mbetet një nga objektet e lashta më të çuditshme, që është zbuluar ndonjëherë. Pasi u sigurua, se nuk ishte një vepër e falsifikuar, arkeologu italian Masimo Vidale dhe ekipi i tij, vërejtën pamjen e veçantë të saj.

Objekti është ndërtuar si një automjet i madh – me shumë gjasa si një qerre ose anije – duke përfunduar në pjesën e përparme me figurinën e kokës së një demi të madh. Brenda automjetit ndodhen 15 figura, që formësojnë atë çfarë mund të përshkruhet si një procesion. Në ato figura, ka gjurmë të ngjyrës së verdhë, të kuqe dhe të zezë.

Disa nga figurat e meshkujve, kanë të njëjtat zbukurime rreth qafës dhe mbi kokën e tyre. Janë të “veshur” me fustane konike, të cilat nuk janë vërejtur në figurinat e tjera të ngjashme. Ju gjithashtu mund të shihni figurën e një femre të ulur në një “fron me thumba”, ndaj dhe ka marrë emrin e Zonjës së Fronit me Thumba.

Vidale arriti në përfundimin se kjo vepër u krijua nga qytetërimi i lashtë Indus, por kuptimi dhe qëllimi i saj mbetet një mister. Nuk ka asnjë dëshmi që të sugjerojë, se Indusët kanë përdorur ndonjëherë automjete me katër rrota, dhe nuk dihet nëse objekti është realizuar për ndonjë përdorim ritual, apo për ndonjë qëllim tjetër më praktik.Bota.al

Leave a Reply

Back to top button