Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Vendet e pashënuara në hartë të qyteteve tona të mëdha

harta

Me gjithë teknologjinë tonë moderne, mund të jetë e lehtë të supozojmë se dimë gjithçka. Me një rrëshqitje të vogël të gishtit tonë, secili prej nesh mund të shohë në internet foto të hollësishme të sipërfaqes së Plutonit, apo po lundruar përmes Google Street View në stacionin “McMurdo” në Antarktidë. Vërtet, epoka e mistereve ka përfunduar. Apo nuk është kështu? Pavarësisht nga gjithë teknologjia jonë e mrekullueshme, ne kemi ende një rrugë të gjatë deri tek të kuptuarit edhe të disa gjërave themelore mbi planetin tone

Vendet e pashënuara në harta

Shprehja “jashtë hartës”, ngjall imazhet e aventurës së egër në tokat e largëta – vende si xhungla e Amazonës apo Antarktida. Në realitet, zonat e pashënuara në hartën e botës, mund të jetë më afër nga sa ju mund të mendoni. Disa nga qytetet më të mëdha të botës, kanë ende kanë rajone të paeksploruara, tek të cilat nuk ka qenë askush deri më tani dhe zakonisht për shkak se është shumë e rrezikshme.

Superlagja e varfër Neza-Chalco-Itza në Mexico City është një vend i tillë, jashtëzakonisht i privuar, një zonë me një prani të kufizuar të policisë. Të tjerat, si qyteza Oranxhi në Karaçi të Pakistanit, është vendosurn në hartë në bazë të teknologjisë 2-D, por mungon çdo lloj detaji që do të lidhte me hartën e një lagjeje tipike. Në raste të tjera, vështirësia mund të vijë nga zhvillimi i shpejtë ekonomik. Në disa qytete afrikane dhe aziatike, ndërtimet janë aq të vrullshme dhe të shfrenuara sa që çdo harte me njëfarë shkallë saktësie është i pamundur.

Dhe kur ky lloj zhvillimi ndodh brenda një lagje të varfër e të rrezikshme, ju mund të hiqni dorë nga çdo lloj shprese për realizimin e hartës. Por dështimi jonë për ta bërë këtë mund të ketë pasoja. Në vitin 2012, qeveria nigeriane shkatërroi lagjet e varfëra lundruese të Makokos në Lagos. Për shkak se ajo nuk qe shënuar në hartë, puna e mbi një shekulli tanimë ka humbur përgjithmonë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button