Shkence

Misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve më të mirë: Njollat e shndritshme misterioze në planetin Ceres

Screen Shot 2015-07-02 at 10.08.28

‘Feature 5’, një vend i ndritshëm në sipërfaqen e planetit xhuxh Ceres, mund të jetë një kriovullkan, një shpërthim uji që mund të tregojë për ekzistencën e një oqeani nëntokësor. Tani, fotot më të reja nga anija kozmike “Dawn” e NASA-s i shtohen misterit.

Së pari, ne shonim një tjetër njollë të shndritshme, të quajtur “Feature 1”, mbi sipërfaqen e Ceres. Por dy njollat duken ndryshe, kur shihet në imazhe termike. “Feature 1” duket si një vend të errët në imazhet infra të kuqe, çka do të thotë se ishte më ftohtë, sesa zonën përreth saj. Megjithatë, “Feature 5” nuk u shfaq fare në imazhet termike, kështu që temperatura e saj ishte e njëjtë si mjedisi përreth.

Ne ende nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo. Mund të kemi të bëjmë me faktin, se njollat ​​janë krijuar nga materiale të ndryshme, apo se terreni përreth tyre është i ndryshëm. Grupi tjetër i imazheve, vetëm sa e thelloi më tej misterin. Në vend të vetëm dy njollave, ne kemi zbuluar se ato ​​janë në fakt disa pika të veçanta të ndritshme të madhësive të ndryshme, që kanë një grup qëndror.

Njollat e shndritshme, janë të përfshira në një krater rreth 90 kilometra të gjerë. “Njollat ​​e ndritshme në këtë lloj konfigurimi, e bëjnë Ceres unik nga çdo gjë tjetër që kemi parë më parë në sistemin diellor”- shprehet Kristofer Rasëll, që drejton edhe misionin.

“Ekipi i shkencëtarëve po punon për të kuptuar burimin e tyre. Reflektimi, si pasojë e akullit, është varianti kryesor që kam në mendje, por ekipi po vazhdon të konsiderojë mundësitë alternative, sikurse është edhe kripa”. Ceresit gjithashtu i mungojnë edhe krateret e mëdha sipërfaqësore që ne prisnim të shihnim.

“Kur krahasojmë madhësinë e kratereve në Ceres me ato që shohim në protoplanetin Vesta, na mungojnë disa kratere të mëdha. Kjo është diçka, për të cilën ne duhet të mësojmë më shumë”- thekson Rasëll. Megjithatë, Ceres ka më shumë dëshmi të veprimtarive që ndodhin atje, si rrëshqitja e tokës apo edhe rrjedhja në sipërfaqe sesa Vesta. Ceres gjithashtu ka një mal të madh, që ngrihet nga një sipërfaqe mjaft të qetë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button