Shkence

Misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve: Portalet e fshehta magnetike përreth Tokës

Nëse keni njohje mbi konceptin ‘science fiction’ të shkurtores -një tunel i shkurtër që lidh dy vende të largëta në hapësirën ​​e jashtme- atëherë ju do ta kuptoni se çfarë është një portal magnetik. Dallimi është se portalet magnetike, dihet që janë të vërteta. Ato janë fshehura përreth Tokës, duke u hapur dhe mbyllur dhjetëra herë çdo ditë. Ato janë gjithashtu të paqëndrueshme, të padukshme, dhe zakonisht jetëshkurtra. Për shkak të kohës së shkurtër që i kemi njohur, ato janë madje të vështira për t’u parashikuar. Por kjo mund të ndryshojë. Toka është e rrethuar nga një magnetosferë, një fushë magnetike e padukshme, e krijuar nga korja e shkrirë e planetit tonë. Në atmosferën e sipërme, vijat e forcës magnetike ndërmjet planetit tonë dhe Diellit, nganjëherë takohen për të formuar pikën X, hapjen e këtyre portaleve të fshehura magnetike. Çdo portal, formon shteg të pandërprerë, 150 milionë kilometrash nga atmosfera e Tokës në atmosferën e Diellit, duke lejuar një numër të madh grimcash diellore të rrjedhin shpejt në magnetosferën tone, nëse portali qëndron hapur për një kohë të mjaftueshme. Kur të ndodhë kjo, këto grimca diellore mund të prodhojnë stuhi gjeomagnetike, ndoshta duke shkaktuar aurora dhe ndërprerë rrjetet tona elektrike. Fizikani i plazmave, Xhek Skuder zbuloi se ne mund të jemi në gjendje të parashikojmë pikën X. “Ne kemi gjetur 5 kombinime të thjeshta të fushës magnetike, dhe matjet e grimcave energjetike, që na tregojnë kur kemi mbërritur tek një pikë X, ose në një rajon të shpërndarjes së elektronëve”-thotë Skuder. “Një anije e vetme, një instrument siç duhet të jetë, mund t’i kryejë këto matje”. Misioni i NASA-s “Magnetospheric Multiscale”, u nis në fillim të vitit 2015 për të parë për këto portale magnetike dhe mbledhur më shumë informacion rreth tyre./Bota.al

Screen Shot 2015-07-01 at 10.07.38

Leave a Reply

Back to top button