Shkence

Misteret e sistemit diellor, që prishin planet e shkencëtarëve tanë më të mirë: Planeti X

Screen Shot 2015-07-09 at 19.08.03

Sikur janë shprehur në vitin 2014, shkencëtarët janë duke pretenduar se Planeti X, një planet që supozohet se shtrihet përtej Plutonit në sistemin tonë diellor, në fakt nuk ekziston. Por në fillim të këtij viti, kërkuesit ndryshuan mendje. Pasi analizuan orbitat e 13 objekteve ekstreme trans-neptuniane (ETNOs), objekte të largëta si planetët xhuxh Sedna dhe “2012 VP113”, që sillen përreth Diellit përtej Plutonit – disa shkencëtarë besojnë tani se të paktën dy planetet më të mëdhenj se Toka, Planetët X dhe Y, mund të ndodhen vërtet atje.

Teorikisht, orbitat ETNO duhet të jenë mesatarisht 150 njësi astronomike nga Dielli. Një njësi astronomike, është e barabartë me rreth 150 milionë kilometra, distanca në mes Tokës dhe Diellit Këto orbita, janë parashikuar gjithashtu të jenë të prirura në rreth zero gradë. Por teoria nuk përkon me realitetin. Të 13 ETNO-sit, i kanë orbitat aktuale me një distancë mesatare ndërmjet 150 – 525 njësi astronomike dhe prirjet në mesatarisht 20 gradë. “Ky teprim objektesh me parametra të papritur orbitalë, na bën të besojmë se disa forca të padukshme, kanë ndryshuar shpërndarjen e elementeve orbitalë të ETNOs, dhe ne konsiderojmë se shpjegimi më i mundshëm, është se planetet e tjerë të panjohur ekzistojnë përtej Neptunit dhe Plutonit”-tha drejtuesi i studimit Karlos de la Fuente Markos. “Numri i saktë është e paqartë… por llogaritjet tona tregojnë se ka të paktën dy planete, dhe ndoshta më shumë, brenda kufijve të sistemit tonë diellor”. Sigurisht, mund të ketë shpjegime të tjera për këto orbita të papritura.

Por, duke pasur parasysh se ne mendonim se nuk kishte asgjë përtej Plutonit në sistemin tonë diellor deri në vitin 1992, dhe vetëm kohët e fundit zbuluam “2012 VP113”, askush nuk mund të thotë me siguri se trupat të tjerë planetarë nuk ekzistojnë në skajet e jashtme të sistemit tonë diellor. Teknologjia jonë, nuk është ende mjaft e avancuar për të zbuluar gjithçka./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button