Shkence

MISTERET E UNIVERSIT: A jemi vetëm?

Screen Shot 2015-08-12 at 11.24.43Zbulimi i qënive të gjalla jashtëtokësore është tashmë detyrë e instrumentave tona. Nuk jemi larg: Pas jo më shumë sesa dy dhjetëvjeçarëve, falë progresit të teleskopëve hapësinorë, mundemi të zbulojmë ndonjë formë të jetës aliene nga jashtë sistemit tonë diellor. Kërkimi mbi planetët e ngjashëm me Tokën, në fakt, është duke u zhvilluar me rezultate të shkëlqyera. Nga të cilat 2000 ekzoplanetë (planetë jashtë sistemit diellor) deri tani të njohur (por numri i tyre shtohet me shpejtësi), dhe nga 21 prej tyre, të paktën 5 janë me dimensione më pak të mëdha se sa ato të Tokës – gjenden në të ashtuquajturën “zona e banueshme”, rajoni rretheqark një ylli ku është teorikisht e mundur për një planet të ketë ujë në gjendje të lëngshme mbi sipërfaqen e vet.

OZONI DHE STABILITETI. Tashmë ky është një rezultat i mirë, por nuk mjafton. Që mbi një planet të zhvillohet jeta, duhet të ketë gjithashtu një atmosferë mjaftueshëm të dendur, një pëlhurë ozoni që mbron sipërfaqen e vet nga rrezet ultravjollcë, dhe është e nevojshme që kushtet ambjentale të mbahen të qëndrueshme për një kohë të gjatë. Duhen në fakt qindra-miliona vite për të lejuar zhvillimin e formave të jetës, duke nisur nga përbërësit bazë, që rezultojnë të jenë mjaftueshëm të zakonshme në kozmos: janë më shumë sesa 220 molekulat komplekse të formuara nga 2 deri në 70 atome, shumë nga të cilat me të paktën një atom karboni, të vëzhguara në kometat, në meteorët, në qendrën ndëryjore e në galaksi të tjera. Midis këtyre janë shumë molekula organike si benzeni, alkoli etilik, acidi acetik, ureja.

Për të mos folur për të ashtuquajturat hidrokarbure policiklike aromatike (PAH), zinxhira molekularë që munden të përbëjnë 20% të karbonit ekzistues e që mendohet se luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e jetës. Ka edhe të dhëna që glicina, më e thjeshta nga aminoacidet, të jetë prezente jo vetëm në hapësirën ndërplanetare (ku është gjetur nga sonda Stardust e Nasës), por edhe në atë ndëryjore. Përbërësit e nevojshëm, me pak fjalë janë të përhapur gjithandej. Ajo që akoma nuk dihet është qysh, e ku, mund të çlirohet shkëndija e jetës. / NS – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button