EnciklopedikeShkence

MISTERET E UNIVERSIT: Ku është zhdukur Litiumi?

Ky element i lehtë, i përdorur për të bërë pilula dhe ilaçe, është baza e një misteri që për shumë kohë ka vënë në krizë astronomët

Screen Shot 2015-07-22 at 20.39.44Mbi Tokë, për fat, litiumi nuk mungon. Shumë i përdorur për bateritë e celularëve dhe si ilaç kundër depresionit, ky element kimik gjendet me shumicë në Bolivi dhe në vendet e tjera të Amerikës së Jugut. Në Univers, përkundrazi, është akoma duke u kërkuar, se në cilën “shtresë” ka përfunduar litiumi që mungon në kërkime.

KU KA SHKUAR? E dimë në fakt që litiumi ka qënë, bashkë me hidrogjenin dhe heliumin, njëri nga elementët e lehta që ka lindur nga Big Bangu. Dimë që u krijua atëherë, dhe dimë se në shtresat e jashtme të yjeve më të lashtë, ku nuk ka reaksione bërthamore të dhunshme, duhet të gjejmë ata 3 elementë në përqëndrimin fillestar. Për hidrogjenin dhe heliumin llogaritë dalin, për litumin jo: në atmosferën e yjeve të lashtë gjendet dhe nuk gjendet një e katërta e asaj që pritet. Për pak kohë mbizotëroi frika që litiumi i munguar detyronte rishikimin e krejt teorisë së Big Bangut. Pastaj një frymëmarrje lehtësimi erdhi në vitin 2012: në gazin ndëryjor të Resë së Vogël të Magelanit, një galaktikë e jona e afërt, vlerat e litiumit janë në përputhje me parashikimet. Në këtë pikë është kuptuar që llogaritjet nuk janë të gabuara absolutisht, por duhet që të shikojmë brenda yjeve, në vend se të shikojmë rrotull tyre. Mbetet megjithatë një problem: cili proces i panjohur djeg litiumin (por jo hidrogjenin dhe heliumin)në yje, duke u transformuar në elementë të tjerë? “NS” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button