Shkence

MISTERET E UNIVERSIT: Universe paralele

Shkenca pranon ekzistencën e tyre, të paktën në parim. Dhe së shpejti do të jetë ndoshta e mundur të vëzhgohen gjurmët në qiej

Screen Shot 2015-07-19 at 00.01.31

Teoria e Universeve paralele, ose multiuniverseve, ka lindur në rrethet shkencore në vitin 1957, kur ishte parashtruar nga fizikanti amerikan Hugh Everett III, si zgjidhje e problemeve konceptuale të hapura nga mekanika kuantike, teoria që përshkruan botën mikroskopike. Në mbretërinë kuantike, në fakt, çdo thërrmijë që gjendet në një udhëkryq të evolucionit të vet është si të hedhë një monedhë për të vendosur fatin e saj.  Sipas interpretimit tradicional, duhet vendosur se çfarë do të ndodhë. Sipas  Everett III, përkundrazi, të gjitha zgjidhjet janë të mundura në po aq botë paralele: do të jetë një botë në të cilën thërrmija do të zhvillohet si të kishte dalë “Kokë”, e një botë në të cilën do të kishte dalë “Pil”. Ky interpretim nuk është përgënjeshtruar deri më sot nga askush: mbetet një problem i hapur, edhe pse shumë e konsiderojnë më shumë një çështje filozofike, sesa shkencore.

SI UJI QË VLON

Ka megjithatë një tip tjetër multiuniversi që është pohuar tani vonë, kur është parashtruar për diskutim problemi për të shpjeguar arsyen e uniformitetit të kozmosit. Në çfarëdolloj drejtimi që drejtohen mikroskopët tanë, në fakt, vëzhgojnë pak a shumë të njëjtat cilësi, edhe midis rajoneve që janë shumë të largëta mes tyre, e që nuk ka si të kenë patur kontakt termik. Do të ishte si të merrje dy gota çaji, njërën në Kanada e njërën në Marok, dhe të zbulohej se kanë ekzaktësisht të njëjtën temperaturë: mund të jetë veçse një rast, por është i pamundur.

Për të shpjeguar këtë mister, hipoteza e konsideruar më bindëse është që, në fazat e para të jetës së tij, universi të jetë zgjeruar në mënyrë super të shpejtë (dy gotat në metaforë, ishin në origjinë në kontakt mes tyre), me një process të quajtur “fryrje”. Kjo ide ka marrë mbështetje të rëndësishme nga vëzhgimet mbi rrezatimin kozmik të thellë, mbetje nga Big Bangu. Por teoria parashikon edhe ekzistencën e universeve paralele. Fryrja, në fakt, do të ishte gjeneruar nga një ndryshim i menjëhershëm i strukturës së boshllëkut: kështu si në një tigan me ujë mbi zjarr formohen në lëng flluska avulli, në të njëjtën mënyrë në universin primitiv do të ishin krijuar “flluska” të panumërta të universeve në zhvillim, midis të cilëve i yni.

NË GJUETI PER PROVA

Shumë kanë “akuzuar” këto teori, se kanë bërë parashikime të pamundura për t’u verifikuar. Por vëzhgime gjithmonë e më të sofistikuara mbi rrezatimin e thellësive, e në veçanti ato të shpallura nga kërkuesit e eksperimentit Bicep2 në marsin e këtij viti- që kanë vërejtur gjurmën e valëve gravitacionale të çliruara nga fryrja – kanë rindezur shpresën për atë që do të japë një përgjigje, edhe sikur indirekte, ndaj këtyre pyetjeve. Rezultatet e Bicep2 janë vënë në diskutim. Por çështja mbetet e hapur, dhe pothuajse priten të dhënat e ardhshme, ato të eksperimentit Planck, që do të mund të hidhte dritë të re mbi fazat e para të jetës së Universit. New Scientist-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button