Shkence

Misteret që zbulon gjurma gjigande e Tiranosaurit në shkretëtirën e Gobit

screen-shot-2016-10-06-at-09-51-47

Zbulimi i një gjurme gjigande të një dinozauri mund të hedhë dritë më shumë mbi kafshët prehistorike.

Në shkretëtirën Gobi është gjetur një gjurmë 106 cm e gjatë dhe 77 cm e gjerë, që besohet se i përket titanosauri, lloj dinozauri.

Gjurma u zbulua në muajin Gusht dhe besohet se kafsha ka jetuar 70 ose 90 milionë vite më parë.

Kjo gjurmë do i shërbejë shkencëtarëve të studiojnë dhe zbulojnë më shumë mbi sjelljen dhe veçantitë që ka pasur titanosauri.

Shinobu Ishigaki, profesor i Palaeontologjisë në Universitetin  Okayama  bëri të mundur zbulimin së bashku me grupin monglian të Akademisë së Shkencave.

“Në rast se vijojmë dhe eksplorojmë më tej, do gjejmë stilin e jetesës së tyre”, citon BBC profesorin, raporton shqiptarja. Titanosaurët besohet se kanë qenë një grup kafshësh gjigande, mbi 20 metra të lartë.

Leave a Reply

Back to top button