Horizonti.al

Misteret që na shpjegojnë përse bota është kështu si është

Screen Shot 2016-01-17 at 21.14.39

Legjendat kulturore jo thjeshtë na argëtojnë. Ato shërbejnë gjithashtu për të shpjeguar përse bota është ashtu si është. Për këtë arsye dominojnë historitë që duket se japin një arsye për mistere të caktuara të ekzistencës. Në Bibël, kemi Kullën e Babelit, që shpjegon përse kemi gjuhë të ndryshme. Fjalimi i Zotit përpara se të dëbonte Adamin dhe Evën është një tjetër shembull, duke dhënë një arsye si për agoninë gjatë lindjes së një fëmije, ashtu edhe përse njeriut të lashtë i duhej të punonte gjithë ditën në fushë.

Në historitë e Greqisë së lashtë, legjenda e Prometeut demonstron përse zjarri është kaq i vlefshëm, ndërkohë që historia e Pandorës na jep një arsye për ekzistencën e sëmundjeve dhe vuajtjeve. Filloni t’i kërkoni, dhe këto legjenda shpjeguese do t’i gjeni në të gjithë kulturat përgjatë historisë. Ka legjenda që shpjegojnë përse rinocerontët nuk kanë qime, përse incesti është i ndaluar, dhe si ka lindur mjekësia. Cdo gjë që mund të mendoni, e ka një shpjegim poetik diku. Në një epokë pa shkencë, poezia shpesh herë ishte gjithcka që njeriu kishte./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button