Piramida e madhe e Gizës është padyshim një prej piramidave më të famshme që janë ndërtuar ndonjëherë. Kjo strukturë e lashtë e jashtëzakonshme ka lënë të shtangur turistë, arkeologë dhe arkitektë, dhe askush nuk ka qenë ndonjëherë në gjendnje të shpjegojë se cili ka qenë qëllimi i vërtetë i kësaj strukture të lashtë, apo si është krijuar.
Por një prej gjërave më interesante të Piramidës së Madhe të Gizës është fakti se ajo është e vetmja piramidë e njohur që ka tetë faqe. Katër faqet e piramidës janë pakëz konkave, e vetmja që është ndërtuar në këtë mënyrë.
Qendrat e katër faqeve janë realizuar me një shkallë të jashtëzakonshme precizioni duke krijuar piramidën me tetë faqe. Ky efekt nuk shihet nga toka apo nga distanca, por vetëm nga ajri, dhe me kushtet e duhura të dritës. Ky fenomen është i dallueshëm vetëm nga ajri në muzg dhe peëndim në ekuionokset e pranverës dhe vjeshtës, kur dielli lëshon hije mbi piramidë./bota.al