Shkence

Misteri i energjisë së zezë

Gjatë viteve 1990, astronomët që masnin ritmin me të cilin universi po zgjerohet bënë një zbulim tronditës: në fakt po përshpejtohet, a thua i gjithë kozmosi është duke u nxitur nga një burim i padukshëm energjie. Kjo është e ashtuquajtura energjia e zezë dhe origjina e saj është një nga misteret më të thella të shkencës. Janë hedhur në qarkullim shumë shpjegime, ku ndoshta më i thjeshti është se ky është një manifestim i të ashtuquajturave procese të vakuumit kuantik.

Sipas ligjeve të botës nënatomike, ka gjithmonë një farë pasigurie në lidhje me sasinë e energjisë që mbush edhe hapësirën e zbrazët. Kjo luhatje energjie në vakum është zbuluar në laborator, dhe teoricienë kanë treguar se mund të ketë efektet ‘anti-gravitacionale’ të materies së zezë. Deri tani, megjithatë, ata nuk kanë mundur që të prodhojnë një teori të detajuar të efekteve të saj kozmike.

Kjo ka çuar në sugjerimet se energjia e zezë mund të jetë thjesht një forcë fushe të mbetura nga Big Bangu. Ndonjëherë e quajtur kuintesencë, është në gjendje të bëhet më e fortë me kalimin e kohës, por sërish detajet mbeten të paqarta. Ka pasur edhe pretendime se energjia e zezë rrjedh nga dimensionet e fshehura shtesë të hapësirës, që nuk arritën të zgjerohen pas Big Bengut. Deri kur të ketë një zbulim të madh në teorinë themelore, megjithatë, do të ketë shumë spekulime. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button