Shkence

Misteri i fundit i jetës

Screen Shot 2015-08-24 at 9.51.52 AM

Kimia dhe biologjia kanë mundësuar zbulime të mëdha në laborator. Por ka diçka që nuk do të arrijmë ta kuptojmë kurrë. Ja përse

Si ka filluar jeta? Dhe përse të mos provojmë ta rikrijojmë në laborator? Dikush e ka provuar. Dhe sot, falë atyre studimeve, i kemi idetë pak më të qarta. Në vitet e ardhshëm do të dimë me siguri më shumë, por ka diçka që nuk do të arrijmë ta kuptojmë kurrë. Të ecim me rregull. Tre-katër miliardë vjet më parë, bota ishte e përbërë nga oqeanet dhe vendet vullkanike. Temperatura ishte 60-70 gradë dhe kishte shumë pak oksigjen, anhidrid karboni dhe azot. “Kush e di – ka menduar Stanley Milleri në fillimin e viteve Pesëdhjetë…

Ndërkohë që kimistët debatonin, të zhytur në vështirësitë e tyre, po afirmoheshin disiplina të tjera. Dijet mbi ADN-në revolucionarizuan biologjinë dhe shkencat e jetës, dhe ndërkohë po rritej në mënyrë mbresëlënëse gjeofizika. Pikërisht atëherë, dikush u bind se tek origjina e jetës mund të mbërrihej edhe pa kiminë. E megjithatë, problemet, me shtimin e dijeve, po shtoheshin, në vend që të pakësoheshin.

Cili material kish qenë në pikënisje, për të mbërritur më pas tek ADN-ja? Si ishte mundur të bëhej transferimi i informacioneve që përmban ADN, nga një organizëm primitiv, tek ata më të zhvilluar? A kishte lidhje fakti që, e gjithë kjo kishte ndodhur në një vend të caktuar të Tokës, dhe jo në një tjetër? Mbetje gjeologjike të dobishme, që t’i përkasin miliarda viteve më parë nuk ka, e kështu këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera, nuk dimë si t’i përgjigjemi. Atëherë?

Nuk na mbetet veçse t’i besojmë këmbënguljes së kimistëve, të cilët në vitet Nëntëdhjetë …

[real3dflipbook id=”413″]

Leave a Reply

Back to top button