HistoriPersonazhe

Misteri i fundit i Pablo Escobarit

Screen Shot 2015-08-26 at 10.04.04 AMNjë mesazh i shkurtër dhe enigmatik mbuloi sërish me një vello misteri ekzistencën e Manuelas, bijës së përkëdhelur të Pablo Escobarit, një prej kriminelëve më të pamëshirshëm të historisë. “E vetmja gjë që mund të komentoj në lidhje me këtë është që, të mos besoni çdo gjë që shihni, sado të zbukuruara të jenë gjërat”, ishte përgjigja e djalit të madh të Escobarit, Sebastian Marroquin (më parë, Juan Pablo Escobar), ndaj pyetjes së “El Mundo” për foton e vetme të motrës së tij, që u publikua pak ditë më parë, që prej vitit 1993.

Me shprehjen: Në familjen tonë respektojmë dhe vlerësojmë dëshirat dhe të drejtën e motrës sime të vogël për qenë në paqe”, djali i madh i kreut të kartelit të Medelinit e konsideron të mbyllur këtë çështje. “Vajza, princesha e tij, ishte viktima e fundit e Pablo Escobar”, thotë për këtë media, José Alejandro Castano, autor i të vetmit libër të dedikuar asaj (Mbylli sytë, Princeshë). Manuela la botën e çudirave që babai i saj ndërtoi për të, për t’u përballur me një realitet të frikshëm. Kalvari i saj filloi kur ishte vetëm 9 vjeç, më 2 dhjetor, 1993. Atë ditë bashkatdhetarët e saj festuan vdekjen e kreut të kartelit të Medelinit, autor i një vargu të pafund sulmesh barbare që shkaktuan mijëra të vdekur përgjatë viteve.

Manuela e dinte se si ishte të arratisej me babanë e saj, nga këndvështrimi i saj fëmijëror ishte një lojë emocionuese.

Në më shumë se një rast, në strehimet ku fshihej familja Escobar dhe njerëzit e tij të armatosur për të shmangur gjuetinë e pamëshirshme të autoriteteve, Pablo i pikturonte në fytyrë mustaqe si ato të miut. I thoshte se ata ishin minj dhe duhet të çorientonin macet që po i ndiqnin.

Manuela u mësua me zhurmën e helikopterëve që fluturonin në kokët e tyre, me shpejtësinë e makinave, britmat, nervat. Ajo kapej e emocionuar nga dora e babait të saj, duke qenë e sigurt se ishte në anën e të mirëve, të cilët fitojnë gjithmonë.

Pablo Escobar e ka përkëdhelur që kur vogëlushja lindi në maj 1984, nuk i mohoi kurrë asnjë kapriço, sado e pamundur të dukej ajo, ashtu si atëherë kur për ditëlindje i kërkoi një njëbrirësh. Për të mos e zhgënjyer, ai urdhëroi që t’i ngulnin një bri demi në kokë njërit prej kuajve të tij.

Vajza u lumturua tej mase, por siç tregon Popeye, kreu i vrasësve të kartelit, kali vdiq disa ditë më vonë për shkak të infektimit të plagës. Ndërkohë Sebastian kujton se në një nga arratisjet e tyre motra e tij kishte ftohtë. Narkotrafikanti iu drejtua të vetmes gjë me të cilën mund të bënte një zjarr për të ngrohur Manuelën: një thes të mbushur plot e përplot me dollarë. Dogji dy milionë.

Kur vajza ishte pesë apo gjashtë vjeç, babai i shpjegoi se kishin kaq shumë para, sepse ishin magjistar, zotëronin një dhunti që i bënte të fitonte dhjetëra miliona në lotari”, kujton José Alejandro Castaño. Një herë tjetër donte t’i “dhuronte” dëborën, dhe transferoi në fermën e tij të famshme, atë të Napoles, të vendosur në një zonë përvëluese, makinerinë e akullit të pistës së patinazhit në Medelin. “Drama për Manuelën fillon kur babai i saj vdes dhe ajo nuk ka asnjë mënyrë për t’u kapur pas realitetit, ishte shumë e vogël për të kuptuar”, thotë Castano. “Djali, shtatë vjet më i madh, e kuptoi se çfarë po ndodhte”.

Screen Shot 2015-08-26 at 10.04.11 AME veja dhe fëmijët filluan një udhëtim pikëllues nëpër botë duke lypur një strehë ku të fusnin kokën. Në Shtetet e Bashkuara ua ndaluan hyrjen. Fluturuan drejt Gjermanisë dhe ndodh po e njëjta gjë. Kur kthehen në Bogota qëndrojnë në një hotel luksoz, Hotel Tequendama.

Vajza fle duke mbajtur nën jastëk, një copëz mjekre nga babai i saj dhe një nga këmishët e tij të gjumit. “Aty takohen rastësisht me këngëtarin argjentinas, Piero, që po përgatiste një koncert për fëmijët me rastin e Krishtlindjeve”, tregon Castano.

Manuela kishte një zë të bukur. “Jini i sjellshëm me vajzën, ka humbur babanë, është shumë e trishtuar. Përfshije në kor”, i sugjeron dikush artistit. Piero e dëgjon të këndojë dhe pranon.

“Vajza u emocionua, por prindërit e fëmijëve të tjerë nuk pranojnë që të marrë pjesë, sepse është vajza e djallit. Pieros i duket e neveritshme që e gjithë urrejtja ndaj babait të derdhet mbi vajzën dhe nuk e lënë as të marrë pjesë në një kor për fëmijë”, shton Castano.

Përpjekja e fundit është Argjentina. Vendi amerikano-jugor u hap dyert. Ata ndryshojnë identitet, fillojnë një jetë tjetër. Maria Victoria Henao, vejusha e Escobar, ndryshon emrin e dhe bëhet Maria Isabel Santos.

Fëmijëve të saj u heq mbiemrin Escobar dhe e zëvendëson me Marroquin dhe Juan Pablo bëhet Sebastian. Manuela bëhet Juana Manuela Marroquin. Për herë të parë ndjejnë se e shkuara po fillon të sfumohet. Në Buenos Aires vajza fle nën krevat për shumë net, ruante akoma maninë e fshehjes. Por ka një skenë më prekëse. Para ndërrimit të mijëvjeçarit, në shkollën e saj profesorët propozojnë që t të zgjidhnin protagonistët e shekullit XX, të mirë apo të këqij.

Disa studentë zgjedhin Ajnshtajnin, disa Hitlerin, Manuela zgjedh Chaplinin. Një shok i saj zgjedh Eskobarin, kasapin e shekullit XX. Ajo dëgjon në heshtje portretin e babait të saj,  askush nuk e mendonte se pikërisht aty ishte vajza e tij. Goditja përfundimtare që e shkatërron dhe e zhyt në një depresion të thellë, vjen në vitin 1999. Identiteti i ri i familjes del në dritë dhe arrestojnë nënën dhe vëllanë e saj.

Manula shpëton sepse është ende minorene. Mbetet vetëm dhe nuk pranon të kthehet në shkollë. Njësoj si atëherë kur fshihej në bunkerin e Escobarit, merr mësime në shtëpi. Kur nëna dhe djali fitojnë lirinë, ata kërkojnë ndihmë psikologjike për adoleshenten. “Me qëllim që të mos identifikohet, ata sajojnë një skenar”. Maria Isabel beson se psikologia mund ta imagjinojë dramën dhe ta ndihmojë”, thotë Castano. “Por çdo herë që një psikologe fillonte të zbulonte gjatë trajtimit copëza që nuk përputheshin, nëna ndërpriste terapinë dhe kërkonte një tjetrën psikologe”, vijon ai.

Sebastian përfundon studimet për arkitekturë, martohet dhe punon dhe në një moment të caktuar,  përballet me botën dhe merr rolin e engjëllit mbrojtës të familjes së tij. Në vitin 2006 gazetari José Alejandro Castaño jeton me ta disa javë në Buenos Aires. “Manuela nuk u shfaq kurrë, largohej sapo shihet që kishte njerëz. Unë qëndroja me Sebastianin, gruan e tij dhe nënën. Kur shkoja në vende të caktuara të shtëpisë dhe shihja objektet e vajzës, çdo gjë dukej e zymtë dhe e trishtuar”.

Në pamundësi për të kapërdirë historinë e vërtetë të babait që ajo adhuronte, Manuela vuan nga çrregullime psikologjike që e çojnë deri në një tentativë vetëvrasjeje. Qëndroi pak kohë e distancuar nga vëllai, i cili e qortonte për refuzimin e saj për të rindërtuar jetën, ashtu siç bëri ai dhe nëna. Buzëqeshja e ndrojtur në fotografinë e sapo publikuar dhe shfaqja e Manuelas përkrah famljarëve tregon se vajza e përkëdhelur e kreut të kartelit të Medelinit rikuperoi dashurinë për familjen dhe për jetën, apo ndoshta duhet të marrim në konsideratë rekomandimin e Sebastianit: Mos besoni çdo gjë që shihni!  /DITA

Leave a Reply

Back to top button